Argumentet pro dhe kundër për të pasur një fëmijë të tretë

Life style

Argumentet pro dhe kundër për të pasur një fëmijë të tretë

Më: 1 gusht 2023 Në ora: 23:42
Foto ilustrim

Duke pasur një fëmijë të vetëm në familje duket relativisht e lehtë, dy duhen për të pasur shoqërinë e njëri-tjetrit, por një i tretë mund të shndërrohet në “makth” për ju.

“A duhet të kem një fëmijë të tretë?” Është një nga pyetjet që shumë prindër me dy fëmijë mund ta mendojnë.

Por nëse jeni kuriozë dhe doni të dini se çfarë apo si do të jetë, ne ju sjellim disa argumente që ju tregojnë se si mund ta mirëprisni një anëtar tjetër në familje.

Çfarë ndryshimesh jetësore parashikohen të ndodhin kur vjen në jetë një fëmijë të tretë?

E gjithë bota juaj ndryshon kur ke një fëmijë të tretë. Mirë, nuk duam të tingëllojmë kaq dramatikë, por po – do të keni më shumë përgjegjësi. Ja çfarë ndryshime do të keni:

Do të keni më shumë punë shtëpiake.

Nga pjatat e palara, pazari i ushqimeve, dhe pastrimi i shtëpisë, punët e shtëpisë tuaj thjesht shtohen në numër.

Fëmijët tuaj duan të kenë më shumë vëmendje.

Nëse jeni prindër të rinj dhe po mendoni të keni një fëmijë të tretë, do të ngjallni xhelozi. Nëse dy fëmijët tuaj janë më të rritur dhe i treti është 5 vjeç apo më i vogël, ju normalisht që do t’i kushtoni pak më shumë vëmendje të voglit, Dhe dy të tjerët do të duan edhe më shumë vëmendjen tuaj.

Zgjedhja e një kanali në televizion do të jetë ndryshe.

Keni dy fëmijë që zihen për të parë një film apo një tjetër? Fëmija juaj i tretë do të jetë vendimtari i cili ndihmon në vendosjen filmit që do të shikohet.

Shtëpia juaj do të ketë më shumë zhurmë.

Nëse fëmijët tuaj më të vegjël janë të qetë apo të turpshëm, mund ta keni më të lehtë. Por nëse fëmija i tretë është i zhurmshëm, bërtet, qan etj, shtëpia do të jetë një rrëmujë e vërtetë. Por gjithashtu kjo do të thotë që do të merrni më shumë buzëqeshje, fytyra engjëllore dhe të adhurueshme që do ta bëjnë zemrën tuaj të shkrihet.

Më shumë ushqim, më shumë pajisje.

Është shumë e qartë. Duke pasur një fëmijë të tretë në shtëpi është e barabartë me më shumë ushqime dhe më shumë furnizime. Kjo gjithashtu do të thotë se financiarisht ju mund të keni më shumë probleme. Shikoni financat tuaja dhe shihni nëse mund të përballoni prezencën e një fëmije tjetër në shtëpi. Thjesht tregohuni realist. Ekonomia e vendit ku jetoni është po ashtu e rëndësishme, një fëmijë i tretë në Indi ju kushton më pak financiarisht sesa në vende si SHBA dhe Britania e Madhe.

Kërkoni ndihmë.

Duke pasur një fëmijë të tretë për t’u kujdesur njësoj kërkon më shumë përgjegjësi. Ndryshimi më i rëndësishëm i jetesës do të kishte nevojë për ndihmë. Ndonjëherë prindërit e gjejnë veten në vështirësi dhe ngurrojnë të kërkojnë ndihmë kur gjërat shkojnë keq. Ndaj mos prisni më por kërkoni ndihmë nga familja dhe miqtë.

Përgjegjësi shtesë.

Një fëmijë i tretë kërkon më shumë përgjegjësi për t’u rritur. Ju jeni duke strehuar, ushqyer dhe duke u kujdesur për një qenie njerëzore, Duhet të jeni të vetëdijshëm për angazhimet dhe detyrimet që ju presin si prind. Mund të filloni të kurseni para duke prerë abonimin e internetit apo diçka tjetër.

Nuk do të keni më kohë.

Do të jeni shumë të zënë me punë dhe angazhime. Nëse keni pasur më shumë kohë të lirë më parë, tani harrojeni. Megjithatë nëse keni mbështetje mund të gjeni sadopak kohë për veten.

Nuk do të keni shumë gjumë.

Nëse keni një fëmijë të tretë duke bërtitur në orën 2 të mëngjesit, duke kërkuar ushqim – merreni me mend kush do ta bëjë këtë? Pra ju thoni lamtumirë netëve me gjumë.

Do të keni më shumë stres.

Sipas një studimi, të paturit e një fëmije të tretë është më stresues se të paturit dy ose katër. Kështu thotë shkenca.

Mungesa e hapësirës shtëpiake.

Ky nuk është rasti me çdo familje, por nëse banesa juaj është e ngushtë ose nëse keni pak hapësirë, një fëmijë i tretë mund të jetë një ide e keqe. Fëmijët duan hapësirën, lirinë për të lëvizur dhe për të bërë gjërat ashtu siç dëshirojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat