Kush s’ka fat në lojë, ka fat në dashuri! Këtyre shenjave u shkojnë punët vaj me njeriun e zemrës gjatë gjithë gushtit

Life style

Kush s’ka fat në lojë, ka fat në dashuri! Këtyre shenjave u shkojnë punët vaj me njeriun e zemrës gjatë gjithë gushtit

Më: 3 gusht 2023 Në ora: 16:27
Foto ilustrim

Dashi

Të gjithë të lindurit nën shenjën e Dashit po përjetojnë një periudhë shumë të mirë në aspektin personal. Nuk ju këshillohet të qëndroni të mbyllur në shtëpi, sepse mund të humbni raste shumë të volitshme. Mund të kenë probleme vetëm ata që kanë interes për dikë në distancë, pasi jeni specialistë për dashuri të ndërlikuara. Parashikohet martesë për të dashuruarit marrëzisht, ndërsa ata që do të ndahen nuk do të mbajnë mëri. Ky është një muaj i mbushur me data të shënuara, sidomos datat 14, 15, 24 dhe 25.

Demi

Personat që kanë përjetuar një ndarje nuk mund ta japin veten plotësisht në dashuri. Çiftet që janë në lidhje prej vitesh duhet të bëjnë kujdes nga tradhtia apo ndoshta një polemikë pa fund. Mos harroni që shumica e problemeve do të kapërcehen me pak vullnet të mirë. Gushti duket paksa monoton për ndjenjat dhe sikur nuk ofron stimuj për pasion. Për shkak të disa problemeve të papritura, nuk do të jetë e lehtë të përjetoni emocione rresht. Shmangni ndërhyrjen e të afërmve, ose njerëzve jashtë marrëdhënies, nëse një histori ecën për inerci. Mund të lindin përsëri konflikte me ish-et, është më mirë të mos përpiqeni me çdo kusht të ringjallni një lidhje që nuk ka më arsye të ekzistojë.

Binjakët

Nëse po kërkoni një dashuri me kohë të pjesshme, gushti është koha e duhur. Ata që duan të marrin konfirmime afatgjata, mund të vihen në siklet. Jeta sentimentale favorizohet gjithmonë nga Venusi, por ka disa gjëra për të sqaruar dhe çiftet e dinë prej kohësh se disa gjëra nuk përputhen. Ky muaj ka të ngjarë të detyrojë një reflektim serioz për të ardhmen e dikujt, veçanërisht nëse ka pasur një problem pune në çift. Mund të lindin konflikte rreth datave 4 dhe 17. Parashikohen vështirësi për të gjithë ata që jetojnë dy histori në të njëjtën kohë.

Gaforrja

Ata që jetojnë dy histori, do të bëjnë një zgjedhje përfundimtare, por nuk do ta kenë të vështirë. Mund të rimëkëmbeni në një periudhë që ju lejon të shikoni të ardhmen në mënyrë më aktive. Kontakti me natyrën ndihmon për t'u relaksuar. Nuk do të ishte keq nëse do të planifikonit disa javë në një vend të veçantë, ose nëse nuk mund të lëvizni, do të gjeni qetësi edhe në mjedisin tuaj, me njerëz mirëkuptues dhe të përshtatshëm. Kur gjërat shkojnë më mirë, ju ndiheni shumë më të fortë dhe e përjetoni shumë më mirë dashurinë.

Luani

Gushti mund të sjellë dashuri kalimtare, një tradhti, një pasion që rikthehet befas, zgjedhja është në dorën tuaj. Nëse kërkoni siguri në një lidhje të gjatë, e dini se duhet të shmangni diskutimet për punën, mos mendoni se partneri juaj është i pakujdesshëm apo i largët vetëm sepse ka problemet e tij. Në ditë të caktuara duket se nuk dëshiron t'ju dëgjojë. Ndaj, nëse jeni ende vetëm dhe jeni në kërkim të shpirtit tuaj binjak, pranoni ftesat, sepse brenda këtij muaji mund të ketë vërtet diçka të këndshme. 

Virgjeresha

Dashuria është thelbësore, nuk duhet nënvlerësuar kurrë. Edhe kur mendon se ambicia apo puna mund të kompensojnë mungesën e dashurisë, nuk është kështu! Historitë që lindin për argëtim gjatë kësaj vere do të piqen në dy muajt e ardhshëm. Edhe nëse jeni të lodhur nga një marrëdhënie, nuk përjashtohen mundësinë e përjetimit të emocioneve të tjera nga tani deri në tetor.  Kush ka një të dashur, për shembull, mund të vendosë të shkëputet përgjithmonë nga partneri zyrtar ose ta rivlerësojë atë. Ndikimi i Diellit në shenjë në datën 23 ofron emocione të veçanta dhe data 27 mund të jetë vërtet pasionante.

Peshorja

Në këtë moment, të ndarët do të kenë një dashuri të re në zemrat e tyre, çiftet që kanë përjetuar një krizë do të jenë më mirë dhe beqarët do të mund të fillojnë të jetojnë marrëdhënie të veçanta. Gjatë muajve të fundit tashmë diçka ka ecur në favor, ndaj edhe kënaqësitë nuk do të vonojnë. Takimi fatal mund të ndodhë në çdo moment, edhe në vende të papritura, përderisa keni vullnetin për t'u emocionuar, për të ndarë një ndjenjë të pastër. Do të ketë marrëdhënie intriguese rreth 15 gushtit. Ata që kërkojnë dikë mund edhe të fluturojnë nga lulja në lule, pa u ndalur, vetëm për kënaqësinë e përvojave të reja. Datat 19 dhe 20 janë shumë fatsjellëse.

Akrepi

Këto ditë përpiquni të përqendroheni më shumë te dashuria. Shpresojmë të mos jeni mërzitur që kur Venusi filloi një tranzit nga 5 qershori. Ndoshta kjo është koha e duhur për të rishikuar zgjedhjet e deritanishme. Nuk duhet të tregohemi jo tolerantë dhe pesimistë për shkak të kundërshtimit të Jupiterit dhe aq më pak nga atmosfera elektrike, e shkaktuar nga Urani. Të gjithë këta planetë i bëjnë të qarta lidhjet e dashurisë dhe ka të ngjarë që prej disa muajsh të jeni të vendosur të mos i toleroni më të njëjtat gjëra. Pra, nëse keni partnerin e duhur, nuk ka problem, edhe nëse marrëdhënia ka ndryshuar thellësisht kohët e fundit. Vetëm se nëse nuk ndiheni të kuptuar, mund të zemëroheni. Zemrat e vetmuara s'duhet të përfshihen në marrëdhënie që janë të gabuara që në fillim, për shembull me njerëz të martuar ose shumë të largët. Mesi i muajit ju fton të bëni një analizë të kujdesshme të asaj që po përjetoni. Historitë që lindin tani mund të rezultojnë tërheqëse në fillim, por më pas më pak të lehta për t'u menaxhuar.

Shigjetar

Afërdita ka nisur një kalim të rëndësishëm që do të zgjatë deri në fillim të tetorit dhe do të zgjojë një pasion dhe dëshirë të madhe për liri që do të duhet të menaxhohet me kujdes. Ata që ndihen të keqkuptuar në çift, apo ndiejnë se pasioni u shuhet, do të përpiqen të gjejnë situata alternative. Në disa raste, dikush mund të dëshirojë edhe një lidhje jashtëmartesore, ose të paktën që lidhja zyrtare të rifitojë gjallërinë. Situata e muajit gusht është e favorshme për ata që kërkojnë dashuri me kohë të pjesshme, por pak kufizuese për të gjithë ata që janë në një lidhje prej disa kohësh dhe nuk besojnë më në të. Zemrat e vetmuara do të jenë të lumtura që do të jetojnë marrëdhënie të ndezura, pa premtime. Ata që mbeten vetëm në gusht duhet të pyesin veten nëse po kërkojnë dashuri apo po humbasin kohë pa e kuptuar. Fundjava e fundit e muajit sjell qartësi.

Bricjap

Kushdo që jeton një histori për shumë vite pa e zyrtarizuar, tani do të dëshirojë të martohet, ose të bashkëjetojë. Pas një ndarjeje, Bricjapët nuk fillojnë menjëherë aventura të reja. Maturia nuk është kurrë e tepërt, por shpresojmë që çdo rezervë të fshihet. Një histori që lind këto ditë do t'ju çlirojë shpirtin dhe t'jua bëjë zemrën të rrahë më shpejt. Për më tepër, kushdo që heq dorë nga një dashuri do të gjejë menjëherë një tjetër. Gushti kërkon më shumë.

Ujor

Ndikimi i gjatë i Venusit sjell ende çështje të vogla emocionale për të zgjidhur. Janë me fat ata që nuk duan të japin siguri dhe të jetojnë marrëdhënie kalimtare. Është e rëndësishme që pakënaqësia apo lodhja në punë të mos përcillet edhe në dashuri. Kushtojini vëmendje personave që takoni, në këtë periudhë mund të tërhiqeni edhe nga një marrëdhënie e vështirë, ndoshta me një person të largët.

Peshqit

Kush jeton një dashuri të rëndësishme, duhet të përpiqet të mos ta shkatërrojë me dyshime të kota. Do të ketë të dashuruar që do të debatojnë për arsye të parëndësishme. Kini kujdes nëse kthehet një ish. Kush vendos për një ndarje, do të ndihet më mirë. Duket një paradoks, por ndonjëherë është jashtëzakonisht e rëndësishme të heqësh qafe një barrë. Këshillohet shmangia e debateve familjare në mes të muajit. Mesi i gushtit mund të jetë i vështirë për t'u menaxhuar për ata që nuk e respektojnë njëri-tjetrin ose që shkojnë vende që u shkaktojnë apati dhe mërzi. Kushdo që është zhgënjyer nga një dashuri nuk duhet të vazhdojë të mendojë se ndjenjat janë një kurth. Nëse një dashuri lind në gusht, në fillim do të jetë e diskutueshme, e bazuar edhe në një ironi thumbuese, por me kalimin e kohës do të rritet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat