Çfarë është pozitiviteti toksik dhe cilat janë shenjat tipike të tij

Life style

Çfarë është pozitiviteti toksik dhe cilat janë shenjat tipike të tij

Më: 3 gusht 2023 Në ora: 16:30
Foto ilustrim

Mund të tingëllojë absurde, por pozitiviteti mund të jetë edhe i dëmshëm ose toksik. Kur ndodh kjo? Në të gjitha ato raste kur mendojmë se duhet të shtypim ose të mohojmë emocionet negative që përjetojmë të cilat janë padyshim pjesë e përjetimeve emocionale të gjithsecilit.

Shenjat tipike të pozitivitetit toksik

1.Keni tendencë të fshihni mënyrën se si ndiheni në të vërtetë.

2.I injoroni ose mohoni emocionet negative që përjetoni.

3.Ndiheni fajtorë kur përjetoni emocione negative si zemërimi apo trishtimi.

4. Nuk ju pëlqen që të tjerët t’ju shohin të palumtur.

5. Përçmoni njerëzit që nuk shfaqen pozitivë gjatë gjithë kohës.

5. Minimizoni emocionet negative që përjetojnë të tjerët.

4. Keni tendencën për t’i anashkaluar përjetimet negative me shprehje të tipit “ Mund të shkonte edhe më keq”.

Si ta shmangni pozitivitetin toksik

1.Lejoni vetën të përjetoni të gjitha emocionet: Përpiquni të kuptoni se shtypja e emocioneve negative nuk sjell reduktimin ose zhdukjen e tyre, por vetëm përkeqësim dhe mund të ketë pasoja negative mbi shëndetin tuaj mendor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat