5 gabimet që nuk duhet t’i bëjmë kurrë kur shkojmë për të bërë blerje

Life style

5 gabimet që nuk duhet t’i bëjmë kurrë kur shkojmë për të bërë blerje

Më: 3 gusht 2023 Në ora: 17:33
Foto ilustrim

Ka disa rregulla që në mënyrë të vetëdijshme ose jo ne i thyejmë gjatë kohës që vendosim të psonisim. Ndonjëherë na duket sikur ja hodhëm paq, por e sigurt që nuk kalohen pa u vënë re nga shitësit.

Flisni në telefon

Gjatë kohës që futeni në një dyqan për të blerë shitësit nuk e pëlqejnë aspak momentin që ju flisni ndërkohë që jeni duke parë produktet që tregtohen aty. Kjo konsiderohet një mungesë vëmendje e juaja, për ta. Ndaj në minutazhin që do të jeni duke psonisur përfundoni detyrat dhe përqendrojeni vëmendjen në dyqan.

Konsumi i ushqimeve dhe pijeve në ambientet e brendshme

Disa dyqane kryesisht veshjesh kanë të vendosur që në hyrje se nuk lejohet konsumi I ushqimeve dhe pijeve. Kjo për disa arsye, por kryesisht për të evituar derdhjen e tyre aksidentalisht mbi veshje. Disa e shohin këtë njoftim dhe e anashkalojnë pa shqetësuar aspak. Epo kjo është shumë e gabuar!

Marrja e udhëzimeve falas

Kur shkojmë të kërkojmë këshilla mbi një produkt që na nevojitet të blejmë, sigurisht që mos prisni që shitësi të mos kërkojë diçka në këmbim. Sigurisht që ata presin që ju pas shpjegimeve dhe sugjerimeve të tyre të realizoni një blerje. Nëse nuk keni qëllim për të blerë atëherë zgjedhja më e drejtë është të largoheni pa I krijuar pritshmëri boshe edhe shitësve.

Kujdes me provëzat

Ndodh shpesh në kozmetikë që produktet mund të testohen nga klientët përmes provëzave. Por bëhet e tepruar kur zonjat I keqpërdorin ato duke e ditur se pas tyre do jenë të tjera kliente që do ti provojnë. Ndaj bëni kujdes kur t’ i provoni sepse mikrobet shumohen lehtësisht.

Bërja e fotove të produktit

Fiksojeni mirë se shitësve nuk u pëlqen asnjëherë që t’ i bëni foto produkteve të tyre pavarësisht se nuk e shprehin. Ata e dinë mirë se ky mund të jetë një truk për t’ i shpëtuar blerjes në atë moment, ose e dinë se mund ta kërkoni atë produkt në një dyqan tjetër që mund ta gjeni më lirë. E kush do pëlqente t’ ju fliste disa minuta për materialin e një veshjeje dhe cilësitë e saj, ndërkohë që ju do ta blini diku tjetër?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat