9 gjëra që i pastroni shpesh, pa e ditur se mund t’i dëmtoni

Life style

9 gjëra që i pastroni shpesh, pa e ditur se mund t’i dëmtoni

Më: 4 gusht 2023 Në ora: 00:37
Foto ilustrim

Mund t’ju duket e çuditshme, por ndonjëherë pastrimi i shpeshtë, bën më shumë dëm sesa mirë! Ka një listë gjërash që nuk mund të pastrohen shpesh, madje kërkojnë super kujdes. Nga mobiliet e drurit tek pulovrat dhe tiganët e gizës, nëntë gjërat që nuk duhet t’i pastroni aq shumë janë këtu.

Mobilie druri

Një spërkatje e solucionit mbi një sipërfaqe druri krijon një grumbullim vajor që tërheq më shumë papastërti se duhet. Pra, nëse keni tendencë të fshini mobiliet tuaja çdo ditë, është më mirë ta bëni atë me një leckë të thatë.

Tiganet e gizës

Ju ndoshta e keni fiksim që tiganët të shkëlqejnë në kuzhinë. Por, ilaçi i tepërt e dëmton gizën. Gjëja e duhur për të bërë është të përdorni një kripë të trashë dhe ujë për të hequr çdo djegie dhe papastërti. E rëndësishme është që tigani të thahet pas larjes.

Pasqyra

Spërkatja e një xhami pasqyre çdo ditë me solucion mund ta dëmtojë atë. Njollat e zeza mund të shfaqen rreth skajeve apo edhe në mes. Më mirë ta pastroni pasqyrën jo më shumë se një herë në javë.

Soba

Nëse gatuani çdo ditë, nuk ka arsye për ta pastruar sobën tërësisht, nëse nuk bëhet pis. Në fund të fundit, ushqimi nuk bie në kontakt me sipërfaqen e sobës gjatë gatimit dhe nxehtësia e lartë vret në mënyrë efektive mikrobet. Mendoni që ta fshini sobën pas gatimit dhe ta pastroni një herë në muaj.

Pulovra

Mos kini bezdi që ta vishni një pulovër disa herë, përpara se ta lani. Larja e rrobave të leshta shumë shpesh mund t'i dëmtojë ato, çka i bën që të humbasin formën e tyre.

Xhinset

Xhinset mund t’i lani edhe pasi i keni veshur 4-5 herë. Prodhuesit e xhinseve rekomandojnë larjen një herë në gjashtë muaj. Spërkatni me esencë livandoje ose ujë herë pas here dhe nuk do keni nevojë që t’i fusni në lavatriçe.

Pizhamat

Nëse djersiteni shumë natën, lani pizhamet një herë në javë ose çdo 3-4 ditë.  Ose një ide tjetër, bëni dush para se të shkoni në shtrat që t’i mbani pizhamet tuaja të pastra.

Çajnik balte

Mos e lani shpesh me detergjent një çajnik balte. Balta tenton të thithë shijen e çajit tuaj dhe përmirëson shijen e pijeve. Mjafton ta shpëlani me ujë të nxehtë dhe jeni në rregull.

Telefoni

Sado që ta fshini telefonin tuaj çdo ditë, nuk është e nevojshme ta bëni. Lani duart përpara se të prekni ekranin. Më mirë të pastroni telefonin tuaj me një pecetë antibakteriale një herë në javë.

Pasi të lexoni artikullin, sigurohuni që mos t’i përsërisni të njëjtat gabime në larjen nga rrobat tek objektet shtëpiake.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat