Gjethet e mentes, sekreti i bukurisë së përjetshme të Sophia Loren

Life style

Gjethet e mentes, sekreti i bukurisë së përjetshme të Sophia Loren

Më: 5 gusht 2023 Në ora: 21:33
Sophia Loren

“Gjithçka shihni, ia kam borxh spagetit”! Kur ikona e bukurisë italiane u shpreh kështu për trupin e saj, titujt e parë të gazetave vërshuan nga të gjitha anët. Sigurisht, kjo frazë ka vend kur flasim për linjat e saj trupore, por çfarë e bën Sophia Loren një perëndeshë të bukurisë kur bëhet fjalë për freskinë e fytyrës, lëkurën e butë dhe të lëmuar?

Sekreti mund të “rritet” shumë pranë jush, në bahçen e shtëpisë suaj me të mbjellat e stinës verore. Formula e bukurisë së saj ndihmohet nga gjethet e mentes. Ne u “zhytëm” më shumë në regjimin e kujdesit për lëkurën, për të kuptuar se Sophia Loren nuk është e njohur vetëm për vajin e ullirit që e përdor si hidratues natyral, por edhe për gjethet e mentes që i vendos në qeskat poshtë syve. Ja sesi!

Si e luftojnë gjethet e mentes plakjen e lëkurës?

“Gjethet e mentes përmbajnë lëndë ushqyese, minerale dhe antioksidantë si vitamina C, magnez dhe vitaminë A, të cilat të gjitha mund të funksionojnë për t’i dhënë shkëlqim zonave poshtë syve, për të qetësuar lëkurën e ndjeshme, për të ngushtuar poret ”, shpjegon estetistja Cassandra Bankson. “Kur përdoret për shumë vite, vitamina A e gjethes së mentes është fantastike për reduktimin e rrudhave.”

Si t’i përdorim gjethet e mentes si Sophia Loren?

Truku që përdor Sophia Loren për sy pa rrathë të zinj dhe plot shkëlqim: Shtyp gjethet e mentes në një tas të vogël dhe masën e përftuar e vendos poshtë syve. Voilà! Rrathët e zinj dhe të enjtur janë zhdukur.

6 hapat si ta praktikoni maskën me gjethet e mentes

Merrni disa gjethe të freskëta menteje dhe shpëlajini mirë me ujë

Thajeni mirë duke e fshirë me një letër

Përdorni vetë gjethet, jo kërcellin. Grijini gjethet me dorë ose me një blender

Bëni një provë nëse nuk keni alergji ose acarim, vendosni pak nga masa e përftuar pas veshit. Nëse nuk ndodh acarim, vazhdoni në hapin tjetër

Përzieni një pjesë të masës me një sasi të barabartë të kremit të preferuar të fytyres ose xhel i trashë glicerine

Aplikoni një sasi të vogël në zonën poshtë syve (shmangni hyrjen në sy!) dhe lëreni të veprojë për rreth dhjetë minuta. Meqenëse është një ilaç natyral, teknikisht është mjaft i sigurt për t'u bërë çdo ditë, me kusht që të mos keni acarime të lëkurës

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat