A është normale të ndihemi të eksituar pas ndarjes?

Life style

A është normale të ndihemi të eksituar pas ndarjes?

Më: 7 gusht 2023 Në ora: 16:15
Foto ilustrim

Po kaloni një ndarje të tmerrshme dhe ndiheni të dëshpëruar, në ankth, qani pa kontroll dhe papritur ndiheni të eksituar? Shpesh mund ta gjeni veten në dilemë nëse kjo është normale dhe fatmirësisht, shkenca e ka një përgjigje:
 
Përgjigjja e shkurtër: Po, sigurisht që është.
 
Përgjigjja e gjatë: Sipas Lee Phillips, terapist i certifikuar për çiftet dhe marrëdhëniet seksuale, kjo ndjesi mund t’ju kapë paksa të papërgatitur dhe ju mund të mos ndiheni mirë, për shkak se po kaloni një moment të vështirë. Ama, emocionet intense që ju ndjeni, në fakt, ngrenë edhe nivelin e epshit, çka është shumë e zakonshme.
 
Gjithashtu, mund të ndodhë sepse po kërkoni kënaqësi përmes kontaktit seksual, që të harroni ose përballoni trishtimin dhe ankthin që ju ka kapluar. Pra, s’keni pse të shqetësoheni, pasi nuk po ndodh asgjë e keqe, thjesht lidhet me mënyrat e ndryshme se si ne reagojmë për shkak të situatave të vështira nëpër të cilat kalon mendja, zemra dhe trupi ynë.
 
“Reagimet e njerëzve pas ndarjes mund të jenë të ndryshme. Disa njerëz mund të ndiejnë rënie të nivelit të dëshirës seksuale, ndërsa disa të tjerë, kanë dëshirë më të madhe se zakonisht për të kryer marrëdhënie seksuale”, thotë Nazanin Moali, drejtuese e podkastit Sexology.
 
Një tjetër arsye pse mund të ndihemi të eksituar dhe të kemi dëshirë të bëjmë seks pas ndarjes është sepse mund të përballemi me ulje të vetëbesimit dhe rritje të shqetësimit emoncional, sipas Jordan Dixon, terapist i marrëdhënieve.
 
Nga ana tjetër, ndodh sepse seksi ka një efekt pozitiv dhe angazhimi në aktivitete seksuale mund të jetë një mënyrë më e shpejtë dhe e fuqishme për të ndryshuar gjendjen emocionale dhe shpirtërore, ndaj s'është aspak çudi që shumë njerëz tërhiqen nga ky opsion, pasi përballen me ndjesi të forta si: zemërimi, stresi dhe trishtimi.
 
Seksi pas ndarjes mund të jetë një shpërqendrim i mirë për të “shpëtuar” momentalisht nga trishtimi dhe ankthi që po përjetoni. Plus, mund t’ju ndihmojë që të rifitoni ndjesinë se keni situatën nën kontroll, pasi ndarja sjell edhe çekuilibrimin e hormoneve të ndryshme, përfshirë këtu edhe dopaminën, e cila lidhet me kënaqësinë.
 
Dëshira për të kryer marrëdhënie seksuale pas një ngjarjeje të tillë stresuese mund të vijë si një reagim ndaj stresit dhe ankthit që ndieni momentalisht. Kur zemërimi dhe ndjesitë negative pushtojnë mendjen, një mënyrë e mirë për t’u larguar prej tyre është pikërisht orgazma, e cila çliron tensionin dhe rikthen qetësinë, si dhe dhuron një dozë të lartë dopamine. Pra, ju duhet të kaloni një orgazmë pas ndarjes, që truri të balancohet sërish.
 
Si t’ia dilni mbanë, pa u rikthyer me ish-in?
 
Identifikoni ndjesitë
 
Dëgjoni trupin tuaj dhe vëreni se ç’po përjetoni. Thjesht merrni frymë thellë, shikojini gjërat nga një prizëm tjetër dhe më pas, veproni.
 
Merreni me ngadalë
 
Jeni 100% të sigurt që doni të bëni sërish seks pas një ndarjeje të dhimbshme? Lejojeni veten që të përjetojë të gjitha emocionet, zemërimin, inatin, shpërthimet dhe dhimbjen dhe më pas, ngadalë merrni hapat e duhur. Në thelb, s’ka një afat kohor të caktuar, ndaj kur ta ndieni, do e kuptoni se jeni gati për t’iu rikthyer sërish eksperiencave seksuale.
 
Kaloni 1 ose disa orgazma vetë
 
Masturbimi dhe lodrat e seksit janë gjithnjë gati për t’ju ndihmuar, sidomos pas një ndarjeje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat