Pjata që do të preferoni më shumë në gusht, sipas shenjës së horoskopit

Life style

Pjata që do të preferoni më shumë në gusht, sipas shenjës së horoskopit

Më: 8 gusht 2023 Në ora: 09:20
Foto ilustrim

Dashi

Në mes të gushtit Hëna në Luan do të arrijë në Venus dhe së bashku premtojnë shumë emocione në mbrëmjet e ngrohta të verës. Ushqimi ideal i dashëve për gushtin do të ishte një pjatë linguini me pomodorini dhe me kaq mjaftohen.

Demi

Këtë muaj demët kanë dëshirë të hedhin gjithçka dhe vetëm të vrapojnë për në det. Një pjatë perfekte për ta do të ishte peshk i pjekur në skarë dhe sallatë me fruta deti.

Binjakët

Falë përvojave të pazakonta, kthimit dhe, me bashkëpunimin e Marsit në Peshore, mund të gjeni zgjidhje të shkëlqyera për t'u çliruar nga një sërë problemesh pune dhe marrëdhëniesh këtë muaj. Ndërsa për ju binjakë një sallatë me fruta tropikale dhe proshutë krudo do ju ‘zgjidhte’ të gjitha problemet.

Gaforrja

Gaforrja përgjithësisht është një shenjë që fantazon. Imagjinojeni veten me rroba banje shumëngjyrëshe, një briosh në dorë dhe me pamje nga deti, është gjithçka që do të donit. Dhe pas kësaj idealja për ju do të ishte thjesht një akullore.

Luani

Ju preferoni dukje të bukur, lëkurë të shndritshme dhe të gjendeni mes një atmosfere ku vetëm të qeshni. Kështu do të çlironi të gjitha energjitë negative. Ushqimi që do preferoni më së shumti të konsumoni në muajin gusht janë kanape me havjar dhe shampanjë.

Virgjëresha

Prezenca e Saturnit dhe Neptunit do ju shtyjnë të eksploroni vende jo të zakonshme këtë muaj ndaj kjo do ju kërkojë energji më tepër se zakonisht dhe kështu do kërkoni të ushqeheni mirë. Tendenca e ushqimit për virgjëreshët në muajin gusht do të jetë fileto e viçit.

Peshorja

Me Diellin dhe Venusin në shenjën e Luanit, më në fund do të mund të përjetoni një verë të qetë dhe shumë të këndshme. Edhe pjata që ju do preferoni të shijoni është ‘Pene me salcë vodka’.

Akrepi

Akrepët kanë dëshirë që këtë muaj të bëjnë ‘çmendurira’, por e dini se çfarë do ju kërkojë stomaku më tepër këtë muaj? ‘Cheeseburger’ dhe me shumë salca.

Shigjetari

Shigjetarë, mos u shqetësoni aspak sepse Marsi në Peshore do t'ju sigurojë të gjithë energjinë që do të keni nevojë. Ajo që ju do dëshironi më së shumti të konsumoni në gusht është fruti i shalqirit.

Bricjapi

Bricjapi si një shenjë që i pëlqen të provojë shumë gjëra dhe që ti shijojë në mënyrën më të mirë të mundshme, këtë muaj do preferojnë tortellini me krem dhe proshutë.

Ujori

Ujori nuk ka një përputhje shumë të mirë me peshoren, por çuditërisht në shije këtë muaj do të jenë të njëjtë. Edhe për ujorët një pjatë pene me salcë vodka në gusht do të ishte e duhura.

Peshqit

Kur bëhet fjalë për peshqit ata kanë një përzgjedhje të kujdesshme sa i takon ushqimeve. Dhe jo vetëm që të jetë cilësore dhe e shijshme, por për ta ka rëndësi të veçantë dhe dukja e pjatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat