Psikologia e Harvardit: Nëse përdorni këto shprehje çdo ditë, do ta keni më të lehtë jetën

Life style

Psikologia e Harvardit: Nëse përdorni këto shprehje çdo ditë, do ta keni më të lehtë jetën

Më: 9 gusht 2023 Në ora: 21:51
Foto ilustrim

Shumë njerëz e kanë të vështirë të kontrollojnë emocionet. “Mbyten” në botën e ndjenjave të tyre në çdo situatë, qoftë ajo pikëlluese apo super e lumtur. Një psikologe e trajnuar në Harvard, e trajtoi si rast studimor fenomenin duke parë se ka shumë njerëz që bëjnë përpjekje dhe luftojnë me forcë mendore për të përballuar të tilla situata.

Sipas Cortney S. Warren psikologes dhe autores së librit “Letting Go of Your Ex”, nëse ju përdorni shpesh në përditshmërinë tuaj, një nga këto nëntë shprehje, tregoni se dini t’i përballoni emocionet si duhet.

1. "Unë mund ta përballoj këtë"

Rezistenca emocionale është e lidhur me forcën e mendimeve. Ne duhet të jemi të fortë që të kapërcejmë vështirësitë pa i lënë ato të na thyejnë.

Shprehje e ngjashme: "Edhe pse e urrej këtë gjë, unë mund të mbijetoj."

2. "Unë nuk mund të jem një viktimë"

Të jesh elastik do të thotë që kur përjeton dhimbje apo keqtrajtim, ju e shihni ndryshe situatën. Nga “unë jam viktimë dhe e pafuqishme për të ndihmuar veten" në "si mund të rritem nga kjo?"

Shprehje e ngjashme: “Edhe pse isha viktimë në këtë situatë, nuk do të lejoj që kjo të më shkatërrojë të ardhmen.”

3. "Jeta është e vështirë"

Jeta nuk është gjithmonë e drejtë dhe e lehtë dhe ne e dimë. Pranimi i kësaj të vërtete i ndihmon njerëzit që të mos i marrin gjërat si personale edhe kur ndodhin situata të padëshiruara.

Shprehje e ngjashme: "Unë nuk jam gjithmonë e kënaqur me mënyrën se si shkojnë gjërat. Por është pjesë e rrugëtimit tim.”

4. "Edhe kjo do të kalojë"

Pengesat dhe sfidat mund të jenë të tmerrshme në një moment të jetës, por asgjë nuk është e përhershme. Kjo nuk do të thotë që dhimbja do të largohet plotësisht, por do të thotë që ne mund të punojmë me të për ta bërë më pak traumatike.

Shprehje e ngjashme: "Çdo ditë është një mundësi për t'u ndjerë pak më mirë"

5. "Çfarë mund të mësoj nga kjo?"

Hapja ndaj përvojave të reja nga mendimi "Pse më ndodhi kjo?" tek "Çfarë mësoj nga kjo për të më ndihmuar të rritem", kjo qasje do t’ju ndihmojë të kaloni nëpër ulje-ngritjet e pashmangshme të jetës.

Shprehje e ngjashme: "Ka gjithmonë një dhuratë, edhe në përvojat më të errëta. Si mund ta përdor këtë për të më fuqizuar mua?”

6. "Më duhet pak kohë"

Fleksibiliteti emocional ose aftësia për të rregulluar ndjenjat tuaja është aftësi.

Shprehje e ngjashme: "Kam një emocion të fortë, më duhet pak kohë para se të marr një vendim."

7. “Kam ende gjëra për të cilat duhet të jem mirënjohës/e”

Ne mund t’i dallojmë problemet që na kërcënojnë mirëqenien tonë. Por, njerëzit elastikë gjejnë një mënyrë për t'u kthyer drejt pozitives, edhe në kohë vështirësish.

Shprehje e ngjashme: "Mund të jem në vështirësi, por mund të gjej një mënyrë për të qenë mirënjohës për gjërat e mira në jetën time."

8. "Të jetë, ç’të jetë"

Çelësi i qëndrueshmërisë nuk është mohimi i realitetit. Kur arrijmë të pranojmë gjërat, situata ka më pak fuqi mbi ne.

Shprehje e ngjashme: "Unë duhet ta shoh realitetin ashtu siç është që të mund të eci përpara"

9. "Do e lë të shkojë"

Qëndrimi në pakënaqësi, dëshira për ndëshkim, na mban të lidhur pas dhimbjes. Por, ne duhet të zgjedhim një mënyrë që t’i lëmë gjërat të rrjedhin.

Shprehje e ngjashme: “Të falësh nuk do të thotë që je pajtuar me situatën, thjesht nuk do që të të rëndojë gjendjen më shumë.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat