Çfarë t’i dhuroni të dashurit tuaj Luan?!

Life style

Çfarë t’i dhuroni të dashurit tuaj Luan?!

Më: 10 gusht 2023 Në ora: 23:24
Foto ilustrim

Hmm, pra ti ke një partner Luan! Urime! Duhet të jetë adrenalinë më vete të jetosh me dikë që mendon se Dielli ndriçon vetëm për të, që ka të drejtë në çdo zënkë dhe i duket vetja çdo ditë e më i bukur para pasqyrës. Nga ana tjetër, mos harroni ta konsideroni veten me fat për njeriun bujar, të pëkushtuar dhe aq mbështetës që keni pranë. 

Tani, problemi me të dashurin Luan nuk është madhështia e tij, janë dhuratat që do të duhet t’i bëni kohë pas kohe! Nuk është fare e thjeshtë t’i bësh dhuratë një Luani që ta pëlqejë sa do të donit ju. Duan gjërat e sofistikuara, me kuptim dhe të lidhet shumë, shumë me ta. Do përpiqemi t’ju ndihmojmë ne dhe pastaj frymëzohuni nga Luani juaj!

1. Aksesorë të personalizuar

Një kuletë me inicialet e tij, një parfum nga marka e preferuar, një byrzylyk me gurë të çmuar dhe me një simbol të veçantë për të do të ishte ideale për të dashurin e kësaj shenje.  Luanët janë shumë krenarë për pamjen e tyre dhe s’do të pranonin kurrsesi të mbanin në dhuratë “të rëndomte” nga ana e kuptimit, por edhe e dukjes. 

2. Veshje 

Ata janë të dhënë pas modës dhe më shumë akoma të fiksuar pas materialeve. Mos i blini kurrë Luanit tuaj një palë xhinse që janë seri. Nëse gjeni diçka të veçantë, apo një T-shirt të një marke që ai e pëlqen, jeni në rregull.

3. IQOS

Nëse ai konsumon duhan, kjo pajisje me ngrohje kaq e sofistikuar është bërë për t’u mbajtur nga dora e partnerit tuaj Luan. Dizajni i IQOS-it është kaq elegant dhe mund ta imagjinojmë që tani si duket pranë të dashurit tuaj. Përveç kësaj, veshjet nuk do t’i vijnë kurrë erë dhe kjo është e rëndësishme për burrin e kësaj shenje. Janë të fiksuar pas pastërtisë ndoshta edhe më shumë se ju, prandaj IQOS-i është një super ide dhurate për partnerin Luan.

4. Një biletë koncerti

Luanët jetojnë për emocione dhe argëtim, prandaj një biletë koncerti, teatri, një ndeshje futbolli apo çfarë eventi që atij i pëlqen është një super zgjedhje. 

5. Dhurojini eksperiencë

Një burrë i shenjës së Luanit kthehet në një kotele kur vjen puna tek kujtimet apo momentet që mbeten përgjithmonë.  Prandaj rezervoni një fundjavë diku larg ku të jeni vetëm për vetëm. Një resort i mirë pranë detit do të ishte dhurata perfekte dhe ai s’do ta harronte kurrë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat