Këto 6 shenja tregojnë se ai është i papjekur

Life style

Këto 6 shenja tregojnë se ai është i papjekur

Më: 11 gusht 2023 Në ora: 15:40
Foto ilustrim

Ti ke njohur një djalë interesant dhe do të krijosh një lidhje me të, ama edhe dyshimi se mund të jetë i paprekur s'të lë dot rehat. E dimë si ndihesh, ndaj po të tregojmë 6 shenja që të thonë se po, dyshimet e tua janë të sakte dhe ai është i papjekur.

1. Ankohet gjithë kohës

Kjo qasje negative, më vonë mund të jetë një arsye ndarjeje. Ai nuk e sheh të mirën askund dhe ka një problem për gjithçka.

2. Nuk të trajton si duhet

Një lidhje përfshin një sërë emocionesh: të ndihesh e dashuruar dhe e dëshiruar, të përjetosh kënaqësi dhe momente të bukura, të përballosh situatat e vështira me mbështetjen e duhur. Nëse këto të mungojnë, do të thotë se personi që ke në krah nuk di si të të trajtojë.

3. Në vend që t’i zgjidhë, i neglizhon problemet

Besojmë ti e di se kjo nuk është zgjidhja e duhur.

4. Është alergjik ndaj frazës “Më fal”

Nëse ai nuk pranon gabimet dhe kërkon ndjesë, sigurisht që është i papjekur.

5. Nuk mban premtimet

Ai planifikon, por nuk realizon? Kjo është një shenjë e qartë e papjekurisë.

6. Të lëndon

Nëse shumë shpesh e gjen veten që lëndohesh, atëherë e di përgjigjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat