Disa arsye që do t’ju bindin të mos i mbani dhe aq shpesh (ose fare) reçipetat

Life style

Disa arsye që do t’ju bindin të mos i mbani dhe aq shpesh (ose fare) reçipetat

Më: 11 gusht 2023 Në ora: 16:10
Foto ilustrim

Reçipetat, veçanërisht kur shoqërohen me temperaturat e larta të verës, mund të jenë vërtetë të bezdisshme. Ju mund të mendoni se nëse hiqni dorë së veshuri reçipeta, thjesht do të ndiheni pak më rehat se herët e tjera, por në fakt, ka një sërë pasojash të shëndetshme nëse nuk i mbani ato gjithnjë.

Doktoreshë Gandhali Pillai, gjinekologe, jep disa nga efektet që vijnë nga heqja e reçipetave.

- Qarkullimi i gjaku bëhet më i mirë

Ndonjëherë, telat e reçipetave apo fakti që janë të ngushta, pengojnë qarkullimin e gjakut në zonën e gjinjve. Kjo mund të jetë edhe arsyeja, pse disa gra ndjejnë dhimbje në gjoks. 

- Ju flini më mirë

Një shqetësim më pak mbi lëkurë, një gjumë më i mirë. Ekziston një studim i botuar në revistën Chronobiology International, i cili thotë se mbajtja e reçipetave dhe veshjeve të ngushta gjatë gjumit, çon në një gjum të parehatshëm.

- Ju merrni frymë më mirë

Kompresimi që krijohet nga telat e reçipetave në diafragmën tuaj mund të çojë në një pengim sado të vogël në frymëmarrje, veçanërisht për gratë që kanë astmë.

- Ka shanse më të vogla që ju të merrni infeksion fungal

Materiale të caktuara të reçipetave nuk reagojnë mirë ndaj djersitjes dhe lagështisë. Gjatë gjumit, pëlhura e reçipetave mund të pësojë fërkime që çojnë në kruajtje apo skuqje. Ndërkohë, akumulimi i djersës gjatë stinës së verës, mund të sjellë edhe mundësinë për infeksione.

- Thithkat bëhen më të shëndetshme

Lëkura e thithkave tuaja është shumë e ndjeshme dhe mbajtja e reçipetave i bën ato të thahen,  gjë që çon më pas dhe në kruarjen e tyre. Kur të ndaloni së mbajturi rregullisht reçipeta, do të shpëtoni njëherë e mirë nga kjo situatë.

- Nuk do të keni ciste të gjirit

Normalisht, mbajtja ose jo e reçipetave nuk është faktori kryesor ndikues në ciste, por nëse mbani reçipeta të papërshtatshme apo të shtrënguara shumë me orë të tëra, kjo mund t’ju çojë edhe drejt cisteve.

- Ulen mundësitë e kancerit të gjirit

Të qëndruarit pa reçipeta, minimizon gjithashtu shanset për shfaqjen e kancerit të gjirit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat