Çfarë është seksi vanilje dhe përfitimet që marrim prej tij

Life style

Çfarë është seksi vanilje dhe përfitimet që marrim prej tij

Më: 11 gusht 2023 Në ora: 23:20
Foto ilustrim

Kur dëgjon fjalët “seks vanilje”, çfarë mendon? Ju duket si një term i rastit? Disa mendojnë se nuk është diçka interesante, për më tepër e mërzitshme dhe që praktikohet nga njerëz të grupmoshave të caktuara. Por, jeni ende shumë larg nga e vërteta!

“Fjala vanilje përdoret në komunitetin kink(komunitet me fantazi të shfrenuara) si një mënyrë për të dalluar seksin e zakonshëm nga mjediset e çuditshme, fetishiste ose BDSM(I referohet një sërë preferencash seksuale që përgjithësisht lidhen me kënaqësinë e kontrollit fizik, kontrollit psikologjik dhe/ose dhimbjes”, thotë Sarah Melancon, seksologe për SexToyCollective. “Të shtosh këtë term është e rëndësishme sepse ndihmon në dallimin se si duket seksi për njerëz të ndryshëm”, shpjegon ajo.

"Njerëzit që praktikojnë seksin vanilje nuk e quajnë në të vërtetë kështu, por thjeshtë seks", thotë Melancon.

Çfarë është seksi i vaniljes?

Përkufizimi i seksit vanilje mund të jetë subjektiv, por në përgjithësi, është çdo gjë që ka të bëjë me aktin bazik. “Disa njerëz e përkufizojnë atë vetëm si marrëdhënie penis-vaginë, por shumë individë do ta zgjeronin atë duke përfshirë edhe seksin oral”, thotë Gigi Engle, një eksperte për seksin dhe intimitetin për platformën 3Fun. "Është seksi juaj standard, në thelb."

Por, pse vanilje? "Etimologët(ata që studiojnë origjinën e fjalëve) kanë debatuar për origjinën e këtij togfjalëshi dhe shumica e historianëve të seksit pajtohen se bota e çuditshme rreth viteve 1970 merr meritën për përdorimin e termit vanilje që i referohet seksit konvencional", thotë Gloria Brame, një terapiste seksi dhe autore e librit “Different Loving Too: Real People, Real Lives, Real BDSM”.

Cilat janë përfitimet e seksit vanilje?

Pavarësisht se çfarë lloj seksi bëni, gjëja më e rëndësishme është që ai të jetë i këndshëm. Por, nëse nuk keni bërë shumë seks vanilje, ka disa përfitime të mundshme, ndaj duhet ta provoni. Thjeshtësia e përfshirjes në seksin vanilje mund të jetë një qasje ndryshe në dhomën e gjumit. "Ju kënaqeni me aftësinë tuaj për të përjetuar ndjesi seksuale duke shijuar një përvojë. Kjo është vërtet intime dhe na ndihmon të jemi më të pranishëm në akt dhe të ndjejmë një tjetër nivel lidhjeje me partnerin”, thotë terapistja e seksit, Melancon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat