Prerja e flokëve në shtëpi, njëri prej trendeve të fundit

Life style

Prerja e flokëve në shtëpi, njëri prej trendeve të fundit

Më: 13 gusht 2023 Në ora: 13:51
Foto ilustrim

Prerja e flokëve në shtëpi mund të duket sa emocionuese dhe aq e ndërlikuar.

Në fakt, kjo po bëhet çdo ditë e më shumë trendi, pasi parukierët nëpërmjet platëformave online po i drejtojnë klientët e tyre drejtë kësaj aventure.

Megjithëse mund të mos jeni aq të aftë sa profesionistët, por me ca detaje të vogla mund të ndryshoni formën e flokut tuaj.

Në varësi të llojit të flokëve tuaj, ndryshojnë gjithashtu edhe mjetet që iu duhen për prerje.

Për shembull, një krehër me dhëmbë të gjerë funksionon më mirë në flokë kaçurrelë dhe një krehër me dhëmbë të ngushtë punon në flokë të drejtë.

E njëjta gjë vlen edhe për kapëset që mund t’i përdorni për të prerë lehtësisht flokët. Kapëset mund t’ju ndihmojnë që më me saktësi t’i preni flokët e drejtë që janë me më pak volum.

Lista e artikujve që mund t’ju nevojiten për t’i prerë flokët në shtëpi janë gërshërë të mprehta, krehër, kapëse, shishe me llak dhe një peshqir, shkruan Bright Side.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat