Zbulo shenjën me të cilën ke kimi seksuale të paparë

Life style

Zbulo shenjën me të cilën ke kimi seksuale të paparë

Më: 13 gusht 2023 Në ora: 18:02
Foto ilustrim

Përputhshmëria është paksa e ndërlikuar, ama mund të themi se horoskopi na e lehtëson punën shumë. Më poshtë do të gjesh me kë shkon shumë mirë në aspektin seksual shenja jote dhe dërgoja artikullin atij/asaj. ;)
 
Dashi: Ti përputhesh me Luanin
 
Një kombinim i fuqishëm dhe pasionant, Dashi dhe Luani është thjesht shumë seksi për t’u përballuar. Kimia juaj seksuale është thjesht magjike dhe në fakt, përputheni shumë mirë, pasi Dashi vdes të ekseprimentojë dhe të provokojë dhe Luani ka gjithë kurajon dhe krenarinë e duhur për të pranuar çdo sfidë.
 
Demi: Ti përputhesh me Virgjëreshën
 
Dy shenja sensuale, të cilat përpos se janë të dyja shenja Toke, e vlerësojnë shumë durimin, perfeksionin dhe nuk bëjnë kompromis me vlerat dhe rehatinë. Virgjëresha është një shenjë shumë joshëse, e cila di çfarë do dhe di si ta kërkojë. Nga ana tjetër, Demi vdes për ëmbëlsinë dhe joshjen e Virgjëreshës, ndaj është kombinimi perfekt.
 
Binjakët: Ti përputhesh me Peshoren
 
Peshorja mund të jetë një shenjë e pavendosur, por kjo e bën edhe më karizmatike dhe të lezetshme. Peshorja do të të lërë të surprizuar gjithnjë. Kjo shenjë ka një energji të paparë dhe interes në lidhjet e bukura, romantike dhe argëtuese. Kimia seksuale e këtyre dy shenjave është më e nxehtë se dielli.
 
Gaforrja: Ti përputhesh me Akrepin
 
Gaforrja dhe Akrepi kanë një lidhje të paparë shpirtërore dhe seksuale. Të dyja këto shenja thyejnë tabu dhe guxojnë të bëjnë gjëra që jo të gjithë munden. Akrepi misterioz dhe intrigues zgjon kuriozitetin e Gaforres dhe e gjithë loja e tyre përfundon në marrëdhënie fantastike seksuale. Akrepi gjen rehatinë në ndjeshmërinë dhe përkujdesjen e Gaforres, ndërsa kjo e fundit, tërhiqet pafundësisht nga veli mistik që e mbulon Akrepin.
 
Luani: Ti përputhesh me Shigjetarin
 
Dy shenja kaq dinamike, që krijojnë një lidhje mbresëlënëse! Luani dhe Shigjetari ushqejnë pasionet dhe kuriozitetin e njëri-tjetrit. Shigjetari aventurier dhe optimist bashkohet me mençurinë dhe kokëfortësinë e Luanit për të krijuar një zjarr që vështirë se mund të fiket.
 
Virgjëresha: Ti përputhesh me Bricjapin
 
Këto dy shenja janë të sigurta në çdo hap që bëjnë, ama joshja dhe dëshira e papërmbajtshme që përjeton Virgjëresha kur takon një Bricjap është thjesht shumë intensive. Bricjapi është një shenjë motivuese, ambicioze dhe kërkon gjithnjë më të mirën, në çdo aspekt, edhe në atë seksual.
 
Peshorja: Ti përputhesh me Ujorin
 
Supermacia e kësaj dysheje është e paimagjinueshme si në publik, si në intimitet. Kudo ku janë Ujori dhe Peshorja, në ajër ndihet një elektricitet magjepsës dhe përpos kimisë seksuale, kanë kimi në biseda dhe në mendimet e tyre. Ujori është i paparashkueshëm dhe kjo i pëlqen shumë Peshores së pavendosur. Peshorja kërkon një shenjë që ta drejtojë dhe askush më mirë se Ujori nuk e bën këtë.
 
Akrepi: Ti përshtatesh me Peshqit
 
Ç’ndodh kur një shenjë misterioze takohet me një shenjë kreative? Peshqit fantazojnë dhe kanë aftësinë të dalin gjithnjë jashtë kornizave. Si një shenjë pasionante dhe lehtësisht e përshtatshme me të gjithë, Peshqit arrijnë ta ‘zhveshin’ fasadën e Akrepit nga gjithë perdja mistike që e rrethon.
 
Shigjetari: Ti përshtatesh me Dashin
 
Gjithçka që ndodh në këtë marrëdhënie të drithëron. Dashi është aventurier dhe pasionant, nga ana tjetër, Shigjetari, një shenjë tërheqëse që i përshtates libidos dhe dëshirave të Dashit. Këto dy shenja testojnë limitet dhe janë një dyshe dinamike, joshëse dhe në kërkim të gjërave dhe kënaqësive të reja.
 
Bricjapi: Ti përshtatesh me Demin
 
Kjo dyshe është super e qëndrueshme. Demi ka një bukuri klasike, ama pëlqimi që Bricjapi ka për të, e tejkalon këtë bukuri. Këto dy shenja ngjasojnë në thelb, vlera e parime, ndaj janë bërë për njëri-tjetrin. Në aspektin seksual, kanë dëshira dhe pasione pothuajse të njëjta dhe kuptohen veç me shikime.
 
Ujori: Ti përshtatesh me Binjakët
 
Një dyshe intelektuale, e cila ndërton një marrëdhëni romantike, të bazuar në miqësi. S’është sekret që lidhja e tyre, para se të jetë fizike, është mendore. Binjakët e tërheqin Ujorin me këndvështrimet unike, si dhe me faktin që e pranojnë ashtu siç është shenjën më të keqkuptuar të horoskopit. Sa i përket seksit, të dyja shenjat vdesin për fantazitë role-play dhe seksi mes tyre s’është kurrë i mërzitshëm.
 
Peshqit: Ti shkon me Gaforren
 
Peshqit dhe Gaforrja janë shpirtra binjakë dhe pikë. Dëshirat e tyre shkrihen, për të formuar një lidhje të bukur intuitive dhe seksuale. Përkujdesja dhe aftësia për të krijuar situata romantike shërben si një stimulues për dëshirat seksuale të Peshqve. Këto dy shenja kanë shumë sinergji dhe koncepte interesante, të cilat bazohen jo vetëm në pasione, por edhe në emocione intense.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat