Shprehia që mund të na zgjasë jetën

Life style

Shprehia që mund të na zgjasë jetën

Më: 14 gusht 2023 Në ora: 23:27
Foto ilustrim

Edhe pse të gjithë e dimë shumë mirë se nuk mund ta ndalojmë procesin e plakjes, ekspertët na sigurojnë se mund të përpiqemi ta ngadalësojmë atë.

Shumë shprehi të përditshme lidhen me një jetë më të gjatë dhe nuk kërkojnë shpenzime parash. Një nga to – sipas The Sun – është leximi para se të shkoni në shtrat.

Një studim i vitit 2016 tregoi rezultate interesante që zbulojnë se njerëzit mbi 50 vjeçarë që kanë zakon të lexojnë librin e tyre të preferuar para gjumit, jetojnë mesatarisht dy vjet më shumë se ata që nuk e bëjnë këtë.

Siç është publikuar në revistën Social Science & Medicine, shkencëtarët studiuan modelet e leximit të më shumë se 3.600 njerëzve mbi moshën 50 vjeçare.

Gjatë periudhës së hulumtimit 12-vjeçar, 33 për qind e pjesëmarrësve në studim që nuk lexonin e që ishin mbi këtë moshë kanë ndërruar jetë, derisa nga pjesëmarrësit në studim që lexonin në baza ditore, ndërruan jetë vetëm 27 për qind.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat