Ëndrrat seksuale, a duhet t’i marrim seriozisht?

Life style

Ëndrrat seksuale, a duhet t’i marrim seriozisht?

Më: 16 gusht 2023 Në ora: 09:02
Foto ilustrim

Një studim i ri ka zbuluar se gratë kanë ëndrra më erotike se kurrë më parë (edhe pse më pak se meshkujt). Në një shkrim të botuar në revistën Psikologjia & Seksualiteti, Michael Schredl, një studiues i gjumit në Universitetin e Freiburg, Gjermani, zbuloi se frekuenca mesatare e ëndrrave erotike për 2,907 pjesëmarrës ishte rreth 18%.

Të rinjtë kishin ëndrra më erotike sesa njerëzit e moshuar. Hulumtuesit thanë arsyet e tyre për këtë – feminizmi i kishte bërë gratë më pak të kujdesshme për të pasur ëndrra erotike dhe seksi nuk ishte  pjesë e jetës për të moshuarit ashtu siç ishte për të rinjtë.

Mark Blagrove, një profesor i psikologjisë në Universitetin e Swansea, thotë se duhet të jemi të kujdesshëm ndaj studimeve retrospektive ku njerëzit raportojnë ëndrrat e kujtuara.

Në një studim të vitit 2007 ku kishte 3.500 raporte të ëndrrave, frekuenca e ëndrrave erotike ishte 8% për burrat dhe gratë. Gratë kishin më shumë gjasa të kishin ëndrra erotike me partnerët e tanishëm ose të mëparshëm; burrat kishin më shumë gjasa të ëndërronin për partnere të shumta seksuale.

“Ju tentoni të ëndërroni për atë që është më emocionale për ju. Për këtë arsye, ju mund të prisni që të ketë përmbajtje më erotike sesa ka”.

Tensioni ose problemet në jetën reale mund të jenë shkaku që keni ëndrra seksuale.

Pra, një jetë seksuale mesatarisht e lumtur nuk mund të çojë në ëndrra të tilla, sepse nuk ka asgjë ju sjell shqetësime për shkak të tensionit.

Një studim i vitit 2014 nga Dylan Selterman në Universitetin e Merilendit zbuloi se si ëndrrat, veçanërisht ato rreth tradhëtisë,  ndikonin sjelljen e pjesëmarrësve me partnerët e tyre të nesërmen.

Studiuesit nuk gjetën ndonjë gjë që parashikonte ëndrrat erotike. Kjo do të thotë se përmbajtja erotike nuk ka një marrëdhënie të ndikuar nga ngjarjet apo shqetësimet e ditës së mëparshme.

Ëndërrimi i përmbajtjeve erotike mund të jetë pothuajse rastësisht, ose si një përshkrim i një shqetësimi të rëndësishëm për jetën apo ngjarjet që ndodhin. Por studiuesit thonë se nëse keni ëndrra erotike duhet të jini mirënjohës pasi ka edhe më keq.

Ata zbuluan se 4% e ëndrrave të pjesëmarrësve në studim ishin rreth politikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat