Keni qejf të merrni kristale, por s'keni njohuri? Ky artikull ju vjen në ndihmë

Life style

Keni qejf të merrni kristale, por s'keni njohuri? Ky artikull ju vjen në ndihmë

Më: 19 gusht 2023 Në ora: 07:01
Foto ilustrim

Në kohëra pasigurie, shumë prej nesh kërkojnë mënyra për të qenë më të ndërgjegjshëm, për të qetësuar stresin e ankthin, kështu që terapitë alternative si kristalet shëruese po përmenden gjithnjë e më tepër. Në rrjete sociale ka pafund video të njerëzve që besojnë te energjia e mirë e kristaleve.

Koncepti i përdorimit të kristaleve shëruese ka ekzistuar për shekuj me radhë, por, të famshëm që flasin hapur për besimin e tyre në këtë praktikë kanë ringjallur interesin viteve të fundit. Disa prej tyre janë: Victoria Beckham, Adele, Miranda Kerr, Naomi Campbell etj.

Përfitimet e pretenduara shëruese të kristaleve lidhen me mirëqenien mendore; duke përfshirë pozitivitetin dhe përqendrimin, lehtësimin e dhimbjeve. Përpos këtyre, kristalet përdoren edhe për fusha të ndryshme.

Nëse jeni fillestarë në këtë praktikë, njihuni me 6 kristalet më popullore:

1. Jade: jetëgjatësia, pastërtia, pjelloria, mençuria, paqja.

2. Citrine: prosperiteti, kreativiteti, besimi.

3. Rose Quartz: dashuri, marrëdhënie, miqësi, pjellori, shërim.

4. Turquoise: mbrojtja, miqësia, dashuria, ekuilibri, mençuria, pastrimi.

5. Clear Quartz: aftësitë psikike, shërim, energji.

6. Amethyst: shërimi i mendjes, trupit dhe shpirtit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat