Ka pesë arsye pse dyert e tualeteve publike nuk arrijnë deri në dysheme

Life style

Ka pesë arsye pse dyert e tualeteve publike nuk arrijnë deri në dysheme

Më: 20 gusht 2023 Në ora: 23:31
Foto ilustrim

Si ta bëni qëndrimin në këto ambiente më të tolerueshme për përdoruesit

Nëse keni përdorur ndonjëherë tualete publike, e dini se ato ofrojnë pak intimitet. Hapësira zakonisht është e ngushtë dhe dyert nuk arrijnë në dysheme.

Përse janë projektuar në atë mënyrë?Ka disa arsye, shumë logjike, dhe njëra është projektuar me dinakëri. Le të fillojmë me radhë …

Tiktokeri Mattyp Stories vendosi t’u zbulojë ndjekësve të tij përse dera nuk arrin deri në dysheme dhe historia zbret në prakticitet, higjienë dhe kosto.

“Në rast problemi, është e lehtë të shihet se çfarë po ndodh në kabinë dhe nëse dikush ka nevojë për ndihmë”, thotë në fillim tiktokeri.

Pastaj, dera e “shkurtuar” e bën pastrimin më të lehtë. Tualetet publike duhet të pastrohen më shpesh, disa herë gjatë ditës, dhe hapësira e hapur midis derës dhe dyshemesë e bën këtë më të lehtë.“Në fund, është shumë më lirë të blesh një derë më të shkurtër”, thotë ky tiktoker.

Kompania “WC Portables” konfirmon historinë, por citon dy arsye më të rëndësishme, raporton “LadBible”.

“Dyert më të shkurtra ndihmojnë që aromat e pakëndshme të zhduken më shpejt. Kjo e bën qëndrimin në tualete publike të tolerueshme për të gjithë përdoruesit”, deklarojnë ata në faqen e tyre të internetit.

Së fundi, ata nxjerrin në pah një arsye, jo aq të dukshme.“Kjo derë e këtillë nuk jep ndjenjën e privatësisë, ndaj përdoruesit duan të përfundojnë punën më shpejt. Pra, nuk ka asnjë mundësi qëndrimi të gjatë në WC”.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat