Pse gratë tërhiqen më shumë nga ky tip burri: ja çfarë zbulon studimi

Life style

Pse gratë tërhiqen më shumë nga ky tip burri: ja çfarë zbulon studimi

Më: 24 gusht 2023 Në ora: 17:59
Foto ilustrim

Ka një vijë të hollë ndarëse midis besimit dhe mendjemadhësisë. Shumë burra në ditët e sotme zgjedhin të bëjnë “trimin” në sytë e shoqërisë apo grave dhe kjo i bën më tërheqës.

Carrie Haslam dhe Tamara Montrose nga kolegji “Hartpury” në Angli realizuan një studim në vitin 2015 ku përfshinë 146 gra mes moshës 18 dhe 28 vjeç. 76% thanë se po kërkonin të martoheshin, ndërsa 24% jo. Grave iu bënë pyetje në lidhje me tërheqjen dhe narcismin.

Studimi zbuloi se gratë në mënyrë të përsëritur tërhiqeshin pas burrave me përvoja të këqija. Kjo qasje mund të ketë vend në rini kur të gjithë jemi të mbushur me naivitet, por studimi zbuloi se gratë janë më të dhëna ndaj këtyre marrëdhënieve dhe më të tërhequra nga sjellja narcisiste.

Studimi tregoi se gratë që donin të martoheshin kishin më shumë gjasa t'u përgjigjeshin pozitivisht deklaratave me tipare narcisiste, të tilla si: "Më pëlqejnë burrat me autoritet" ose "një burrë që përdor manipulimin për të ndikuar në suksesin e tij në punë është tërheqës".

Cila është arsyeja shkencore në këtë studim? Rezultatet tregojnë se burrat narcistë shihen si persona me status të lartë dhe argëtues.

“Këto tipare janë tërheqëse për gratë në raport me marrëdhëniet në çift”, shkruajnë studiuesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat