Depresioni pas pushimeve: 10 gjërat që duhet të bëni për ta shmangur

Life style

Depresioni pas pushimeve: 10 gjërat që duhet të bëni për ta shmangur

Më: 25 gusht 2023 Në ora: 01:02
Foto ilustrim

Pushimet janë të mbushura me emocione, sidomos në verë! Nuk ka kufizime kohe, vendesh dhe ju ndiheni gati për të bërë gjithçka që ju bën të lumtur. Nëse po bëni pushime në një resort mund të ndiqni dhe hobet tuaja, si golfin, biçikletën, fotografinë ose të eksploroni një vend të ri.

Pushimet e vërteta na bëjnë të lumtur dhe nuk e mohojmë dot!

Një artikull në “Medical News” vë në dukje se “sindroma e pushimeve” u zbulua për herë në vitin 1950. Ndërsa, një studim i publikuar në “Journal of Organizational Behavior” zbuloi se teksa pushimet përmirësojnë mirëqenien, një "efekt zbehës" shfaqet brenda muajit kur i rikthehemi punës dhe rutinës.

Kjo mund të jetë një tronditje për mendjen dhe trupin. Shtëpia, fëmijët, gatimet, pastrimi, puna dhe përditshmëria janë të gjithë faktorë që e përkeqësojnë gjendjen menjëherë pas kthimit nga pushimet.

Disa nga shenjat e depresionit pas pushimeve përfshijnë:

-Ndjenjën e dembelizmit

-Mungesa e motivimit

-Vështirësi në fokusimin në detyra

-Vështirësi me gjumin

Si t’a shmangni depresionin pas pushimeve:

1) Përcaktoni një buxhet realist

Planifikimi financiar do të minimizojë dhimbjen dhe stresin pas kthimit nga pushimet. Pushimet janë të kushtueshme dhe është e lehtë të tërhiqeni nga të bërit shpenzime kudo ku shkoni. Kjo bën që shumë prej jush të kthehen në shtëpi me xhepat bosh ose kartën e kreditit të zbrazur, çka do të kërkojnë shumë punë për t’i shlyer.

2) Shmangni që gjërat të shkojnë keq kur jeni larg

Delegoni çdo detyrë që mundeni dhe ofroni udhëzime të qarta ndaj personave që keni ngarkuar me punët (në shtëpi ose zyrë).

3) Jepini kohë vetes për projektet e reja

Kapja e ritmit në punë, pas kthimit nga pushimet nuk është gjithmonë e lehtë. Kur të ktheheni, ritmi juaj mund të jetë më i ngadaltë dhe emaili të jetë plot me kërkesa, por jepini kohë vetes.

4) Mos u kthe në shtëpi në minutën e fundit

Është joshëse të rezervosh një fluturim në minutën e fundit dhe më pas të futesh në dush e të nesërmen të kthehesh në punë pa humbur asnjë minutë. Por, jo! Merrni kohën e mjaftueshme për të hapur valixhet, për të larë rrobat, për të paguar faturat, për të blerë ushqime, etj.

5) Vendosni një ekuilibër midis aktiviteteve dhe relaksit

Të bësh gjithçka gjatë pushimeve, zgjimi herët për të mbushur ditët me aventura dhe të shkosh në shtrat vonë për të shijuar jetën e natës. Pas kthimit nga pushimet angazhimet ndryshojnë, por ju duhet të merrni kohë për veten dhe pak pushim sa të hyni në ritmin e normalitetit.

6) Ndaloni veten, por shkoni deri në fund

Është në rregull të kënaqesh me pushime, duke ngrënë ose pirë më shumë se zakonisht, duke blerë diçka që nuk të nevojitet ose duke shkuar në një koncert të shtrenjtë. Por, kujdes me gjërat që rrezikojnë shëndetin, sigurinë financiare ose qetësinë mendore.

7) Njihni shenjat e depresionit pas pushimeve

Mund të mos keni të njëjtën energji dhe entuziazëm që kishit dikur për punën ose përgjegjësitë në shtëpi. Mendja juaj mund të endet nëpër pushime dhe produktiviteti bie. Por, jini realistë me veten. Kthehuni ngadalë në rutinën e zakonshme të gjumit, të ngrënit dhe ushtrimet dhe do të kuptoni se shqetësimet duan kohën vet që të largohen.

8) Merrni kohë për të vlerësuar motivet e kthimit në shtëpi

Mos harroni se ka disa përfitime në fund të çdo pushimi; disa prej tyre janë të shkëlqyera! Nuk ka asnjë vend si shtëpia! Mos i minimizoni gëzimet e të fjeturit në shtratin tuaj dhe mëngjesin që shijon me filxhanin e kafesë. Ka shumë mënyra për ta bërë jetën në shtëpi argëtuese!

9) Shijoni kujtimet dhe dorëzohuni tek ato

Mbani një ditar ose shkruani për udhëtimet tuaja. Telefonojini ose dërgoni email tek ata që keni takuar apo njohur gjatë pushimeve. Përdorni një suvenir që e keni blerë gjatë udhëtimeve ose ndarja e përvojës me miqtë dhe familjen sapo të jeni në shtëpi ofron një mundësi për të zgjatur gëzimet tuaja.

10) Gëzimet e pushimeve bëjini pjesë të jetës tuaj

Ju mund të keni provuar ushqime të reja ose keni kuptuar se nuk keni nevojë të jeni të lidhur me smartfonin 24/7. Mund të zbuloni se ju ka pëlqyer të ecni më shumë se zakonisht ose ju ka pëlqyer intimiteti që keni ndarë me partnerin. Merrni pak kohë për të vlerësuar atë që keni mësuar dhe për të përfshirë ndryshime të vogla në jetën në shtëpi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat