Çfarë duhet të dini për trendin zombie në takimet e dashurisë?

Life style

Çfarë duhet të dini për trendin zombie në takimet e dashurisë?

Më: 25 gusht 2023 Në ora: 17:53
Foto ilustrim

Dikur mendonim se nuk kishte asgjë më të keqe se një fantazmë, por ky trend i ri i takimeve i ka ndryshuar disi idetë.

Zombie-ing, termi më i fundit i takimeve ka pushtuar internetin dhe mediat sociale.  

Çfarë është tendenca zombie?

Zombie është kur dikush që është zhdukur nga jeta juaj ose ka ndaluar çdo lloj komunikimi pa arsye apo lamtumirë, rinis të flasë me ju pa asnjë shpjegim apo falje. Kur papritur pas një periudhe të gjatë kur ke dëgjuar nga ish-partneri/ja, ata rishfaqen duke dërguar dhurata të rastësisshme ose duke ju telefonuar pa paralajmërim.

Pse njerëzit bien pre e fenomenit zombie?

Ashtu si për fantazma dhe çdo fenomen tjetër takimi, motivet e njerëzve ndryshojnë. Por, mërzitja, kurioziteti ose vetmia mund të luajnë një rol në këtë trend. Sipas një kërkimi nga aplikacioni i takimeve “Badoo”, 43% e zombieve thonë se janë penduar për veprimet e tyre.

"Fenomeni i zombies shpesh lind nga një kombinim faktorësh të tillë si vetmia, kurioziteti duke menduar se bari i komshiut është më i gjelbër se i yti ose ndonjë çështje zemre", shpjegon Nia Williams, themeluese e linjës së këshillimit “Miss Date Doctor”. "Disa njerëz mund të mos e kuptojnë plotësisht ndikimin emocional të veprimeve të tyre dhe rilidhja ofron një mundësi për të ndrequr gabimet".

Si ta trajtoni fenomenin?

Pra, si të merreni me zombiet? Harrojini reagimet ndaj filmave horror që keni parë në shtëpi dhe në vend të kësaj mendoni si të reagoni. “Nëse jeni të hapur për rilidhje, flisni qartë për fantazmat e kaluara dhe çdo shqetësim. E vërteta është se kjo tregon se respekti nuk është aty dhe nuk ka gjasa të ndryshojë. Nëse nuk jeni të interesuar, vendosja e kufijve të qartë është thelbësore”, thotë Williams.

Më e rëndësishmja: "Besoni instinktet, jepini përparësi mirëqenies emocionale dhe zgjidhni rrugën që përputhet me rehatinë tuaj. Është e domosdoshme që të kujdeseni për veten dhe mirëqenien tuaj”.

Nëse një ish kthehet në jetën tuaj, ndonjëherë mund të jetë fillimi i diçkaje të bukur. Mbi të gjitha ka shpresë për të gjithë. Por, ndonjëherë është më mirë që të vdekurit të rrinë me të vdekurit, veçanërisht nëse i takojnë fantazmave të së kaluarës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat