Një sekret i çmuar bukurie: Maskë për fytyrën me niseshte misri dhe miell orizi

Life style

Një sekret i çmuar bukurie: Maskë për fytyrën me niseshte misri dhe miell orizi

Më: 26 gusht 2023 Në ora: 08:38
Foto ilustrim

Maskat e kujdesit ndaj lëkurës janë një domosdoshmëri për të pasur një bukuri dhe pamje rinore për vite me radhë. Ato bëhen edhe më të rëndësishme për moshat e mesme.

Keni dëgjuar për maskën me niseshte misri dhe miell orizi? Living jua sugjeron sepse është fantastike!

Orizi, në veçanti, është përdorur për shekuj nga gratë japoneze si një aleat i bukurisë. Është burim i vitaminave, kripërave minerale dhe fenoleve të dobishme si për shëndetin ashtu edhe për kozmetikën.

Përbërësit: 2 lugë miell orizi, 1 lugë çaji niseshte misri, ujë

Përgatitja: Vendosni niseshtenë e misrit në një tas. Hidhni sipër një sasi të vogël uji të vluar, nga pak, derisa të tretet mirë. Më pas shtoni miellin e orizit, gjithashtu pak nga pak pa ndalur përzierjen. Kur të krijohet një pastë homogjene, lëreni të ftohet. Pasi të jetë ftohur maska juaj e fytyrës me niseshte misri dhe miell orizi është gati për t'u përdorur.

Për ta aplikuar sigurohuni të keni larë mirë fytyrën nga çdo produkt i mëparshëm. Thajeni lëkurën dhe aplikoni maskën duke përjashtuar zonën e buzëve, konturin e syve dhe vetullat.

Lëreni të veprojë për rreth 20 deri 30 minuta dhe më pas shpëlajeni me ujë të ftohtë. Aplikimi mund të  bëhet 2 ose 3 herë në javë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat