Shpëlan bakteret nga goja, eliminon erën e keqe: Këtë recetë ia vlen ta përshkruani!

Life style

Shpëlan bakteret nga goja, eliminon erën e keqe: Këtë recetë ia vlen ta përshkruani!

Më: 27 gusht 2023 Në ora: 07:37
Foto ilustrim

Krahas shkuarjes së rregullt te dentisti, ka rëndësi edhe higjiena e rregullt.

Era e keqe është vërtet problem i pakëndshëm, me të cilin askush nuk dëshiron të ballafaqohet. Për ta penguar këtë dukuri, rëndësi të veçantë ka larja e dhëmbëve dy herë në ditë, shpëlarja e gojës dhe kujdesi që të mos keni asnjë dhëmb të prishur.

Nëse nuk jeni adhurues i blerjes së produkteve dhe ujit për shpëlarje të gojës, ju rekomandojmë zgjidhjen krejtësisht natyrale, e cila do t’i eliminojë të gjitha bakteret nga goja, do të pastrojë dhe në atë mënyrë do të pengojë shfaqjen e erës së pakëndshme.

Përbërësit:

▪ një gotë ujë të vakët

▪ 2 limona

▪ një lugë e vogël mjaltë

▪ gjysmë luge kanellë

Përgatitja:

Përzieni kanellën dhe mjaltin, pastaj në atë përzierje shtrydheni lëngun e limonëve dhe shtoni një gotë ujë.

Të gjitha këto përzieni dhe me të shpëlani gojën, mbajeni pak në gojë dhe pështyjeni.

Do t’ju pëlqejë ndjenja e freskisë në gojë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat