Dy modele prindërimi që krijojnë fëmijë narcistë sipas ekspertëve

Life style

Dy modele prindërimi që krijojnë fëmijë narcistë sipas ekspertëve

Më: 31 gusht 2023 Në ora: 18:45
Foto ilustrim

Ka dy stile prindërimi që e orientojnë një fëmijë drejt të qenit një narcist kur të rritet dhe çuditërisht, të dy modelet janë të kundërta nga njëri-tjetri.

Nga një mungesë lidhjeje mes prindit dhe fëmijës tek traumat apo llastimi i tepërt i tyre.

Fëmijët mësojnë duke parë

Nëse një person rritet në një familje ku ndjenjat e tij nuk u pranuan kurrë, ata mësohen me idenë se respektimi i ndjenjave dhe nevojave të të tjerëve nuk është i nevojshëm. Ndërsa, fëmijëve të llastuar u thuhet se gjithçka që ata bëjnë dhe ndiejnë është e vlefshme dhe kjo zhvillon një ndjenjë të ekzagjeruar të vetëvlerësimit.

"Njerëzit që u thonë fëmijëve se ata janë më të veçantët dhe meritojnë gjithçka apo në epokën e mediave sociale ku fëmijës i blihet një biletë me shifër marramendëse për të parë koncertin e Taylor Swift, çfarë dreqin po i transmetoni fëmijës,” thotë Ramani Durvasula, një psikologe klinike për rrjetin CNBC.

Të dy mjediset përforcojnë një lloj ekzistence egocentrike, ku fëmija mësohet se ajo që po ndodh me njerëzit e tjerë nuk është aq e rëndësishme sa ajo që po ndodh me ta. Të dyja çojnë në aftësi të dobëta të rregullimit emocional.

Nëse vëreni se fëmija juaj po zhvillon tipare antagoniste, mund të ndihmoni në frenimin e disa prej atyre impulseve përmes vendosjes së kufijve në sjellje dhe jo vetëm. Kjo do të thotë që ju të uleni me fëmijën dhe ta ndihmoni që të kanalizojë emocionet e veta. Vlerësimi i emocioneve do të thotë që atyre t’u bëhet e ditur se ajo që ndjenjë është e rëndësishme.

Mos i turpëroni. Thjesht bëni tre pyetjet e mëposhtme:

"Çfarë ndodhi?"

"Si po ndihesh?"

"Si mendoni se reagimi yt po e bën të ndihet personin tjetër?"

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat