Mendonim se ishin 5 gjuhë dashurie, por ja që paska 7

Life style

Mendonim se ishin 5 gjuhë dashurie, por ja që paska 7

Më: 31 gusht 2023 Në ora: 21:54
Foto ilustrim

Keni dëgjuar se ekzistojnë pesë "gjuhët e dashurisë"? Fjalë pohuese, kohë cilësore, prekje fizike, shërbime dhe dhurata. Ne ju themi që nuk janë më pesë, por gjashtë të tilla. “Truity”, një kompani që bën teste personaliteti, kohët e fundit anketoi mbi 500,000 individë dhe arriti në përfundimin se në të vërtetë ekzistojnë shtatë gjuhë dashurie: Aktiviteti, vlerësimi, emocional, financiar, intelektual, fizik dhe praktik.

Zbërthimi i shtatë gjuhëve të dashurisë:

Aktiviteti: Njerëzit me këtë stil dashurie ndihen të vlerësuar kur partneri/ja interesohet për pasionet e tyre dhe përpiqet t'i bashkojë ata për të bërë atë që duan. Kur një partnere/i tregon kuriozitet për një pasion, ata shprehin vlerësim për personin që ju jeni jashtë marrëdhënies.

Vlerësimi: Ndihen të kujdesshëm kur u vlerësohen përpjekjet ose tiparet, duke u kujdesur që të shohin edhe gjëra të vogla rrotull dhe të thonë fjalë inkurajuese dhe mirënjohjeje.

Emocional: Të dashuruarit emocional mbeshten tek personi që duan edhe në kohë të vështira. Gërmoni thellë në personalitetin e njeriut që doni dhe punoni shumë për të kuptuar këndvështrimin dhe emocionet e tij/saj.

Financiare: Një person me këtë stil dashurie ndihet i vlerësuar kur njeriu që do shpenzon para për të, por kjo nuk ka të bëjë vetëm me dhuratat. Paratë e shpenzuara për ndarjen e qirasë, për një drekë apo blerje të ndryshme janë gjithashtu një gjuhë dashurie.

Intelektual: Njerëzit me një stil dashurie intelektual ndihen më të lidhur kur flasin me personin e zemrës dhe arrijnë të mirëkuptohen e ndajnë mendime të përbashkëta.

Fizike: Këta persona ndihen të mbështetur dhe të dashur kur prekin fizikisht partnerin/en dhe kjo nuk përfshin vetëm seksin. Nga mbajtja e dorës deri te përkëdheljet, ata interpretojnë prekjen fizike si një shenjë mbështetjeje dhe kujdesi.

Praktike: Dikush me një stil praktik dashurie ndihet i vlerësuar kur “jep një dorë” me angazhimet, si punët e shtëpisë, familja, fëmijët. Kjo tregon se ju jeni pjesë e një ekipi dhe nuk jeni vetëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat