Ushtrimet fizike ndikojnë në gjendjen shpirtërore të fëmijëve: ja studimi

Life style

Ushtrimet fizike ndikojnë në gjendjen shpirtërore të fëmijëve: ja studimi

Më: 3 shtator 2023 Në ora: 18:40
Foto ilustrim

Fëmijët që “zhyten” në iPad-e dhe filma vizatimorë për orë të tëra? Jetë sedentare, pa asnjë aktivitet fizik që mund të ndikojë në gjendjen e tyre fizike për një kohë të gjatë...

Nuk është sekret që stërvitja çliron endorfinë për t'u ndjerë mirë dhe përmirëson humorin tuaj.

Një studim në Norvegji i botuar në revistën “Pediatrics” zbulon se aktiviteti fizik ndihmon në forcimin e gjendjes shpirtërore të fëmijëve. Studiuesit, të udhëhequr nga autorja Tonje Zahl, njëherësh edhe pedagoge në Universitetin Norvegjez të Shkencës dhe Teknologjisë, bënë një eksperiment tek 800 fëmijë midis moshës 6 dhe 8 vjeç dhe modelet e tyre të aktivitetit fizik, nëpërmjet një pajisje që mbahej vendosur në trup. Ata konstatuan se fëmijët që merreshin me ushtrime të moderuara deri të fuqishme kishin më pak gjasa të shfaqnin simptoma të depresionit dy vjet më vonë.

“Aktiviteti fizik ka një sërë përfitimesh shëndetësore dhe ky studim tregon se rritja e aktivitetit fizik të moderuar dhe të fuqishëm të fëmijëve mund të parandalojë simptomat e mëvonshme të depresionit,” thotë Zahl.

"Lërini fëmijët të luajnë me ju ose me miqtë. Përfshijini ata në sporte të organizuara sepse qëndrimi ulur rrit rrezikun e depresionit vite më pas".

Autorja Zahl inkurajon prindërit që t'u bëjnë fëmijëve ushtrime argëtuese në mënyrë që të fikin televizorin dhe të fillojnë të lëvizin trupat e tyre të vegjël sa më shumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat