Dashuria i jep vlerë dhe perspektivë jetës sonë dhe për rrjedhojë edhe marrëdhënieve

Life style

Dashuria i jep vlerë dhe perspektivë jetës sonë dhe për rrjedhojë edhe marrëdhënieve

Më: 3 shtator 2023 Në ora: 19:22
Foto ilustrim

Ka mundësi që nuk i keni arritur kurrë majat e larta të dashurisë dhe keni mall. Ju keni qenë të dashuruar, por nuk ka qenë kurrë diçka fantastike. Ishte gjithmonë diçka e vakët. Ishe në folenë e dashurisë por nuk u dogje, e kontrollove veten. Ti ishe njeri i arsyeshëm, inteligjent, nuk ishe ‘i keq’, nuk ishe budalla.

Por vetëm budallenjtë e dinë se çfarë është dashuria, sepse dashuria është një lloj budallallëku. Nëse jeni shumë logjikë dhe inteligjentë, ju i lejoni vetes të shkoni deri në një pikë dhe pastaj ndaloni. E gjithë mendja juaj ju thotë: dalja përtej kësaj pike është e rrezikshme.

Por dashuria njeh vetëm një kënaqësi dhe ajo është të shkosh deri në majë, deri në majën më të lartë qoftë edhe një herë. Pastaj ka një ndryshim të madh energjie. Mjafton të njohësh dashurinë në kulmin e saj qoftë edhe një herë.

Atëherë nuk keni pse të merreni me të përsëri dhe përsëri. Vetë përvoja ndryshon tërë qenien tuaj. Pra, bëhu më pak logjik, më pak inteligjent, harro logjikën dhe go crazy!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat