​Katër teknika si të flini më shpejtë në gjumë

Life style

​Katër teknika si të flini më shpejtë në gjumë

Më: 5 shtator 2023 Në ora: 21:57
Foto ilustrim

Shumë herë ndodh që të jeni rraskapitur dhe të shqetësuar para gjumit dhe nuk mund të flini.

Për këtë, ekzistojnë disa teknika relaksimi që mund t'i përdorni për të qetësuar mendjen tuaj para se të flini.

"Mendoni për këto teknika relaksimi si mjete për gjumë më të mirë," tha specialistja e gjumit Rebecca Robbins, një instruktore në departamentin e mjekësisë së gjumit për Shkollën Mjekësore të Harvardit, shkruan CNN.

1. Teknika e frymëmarrjes së thellë dhe të kontrolluar

Frymëmarrja e thellë është një metodë e mbështetur nga shkenca për të qetësuar trupin dhe mendjen, e cila mund të bëhet lehtësisht para se të shkoni në shtrat dhe kur zgjoheni në mes të natës.

Ndryshimi i ritmit të frymëmarrjes ngadalëson rrahjet e zemrës, redukton presionin e gjakut dhe stimulon sistemin parasimpatik të trupit, i cili mund të largojë shqetësimin dhe ankthin.

Ka një sërë teknikash të frymëmarrjes së thellë që mund t’i provoni. Frymëmarrja diafragmatike, e njohur edhe si frymëmarrja e barkut, fokusohet në relaksimin e diafragmës, muskulit kryesor të frymëmarrjes. Filloni duke marrë frymë thellë përmes hundës deri në një numërim të ngadaltë deri në gjashtë dhe pastaj e lironi frymën ngadalë.

2. Teknika e meditimit

Meditimi është një metodë shekullore për të qetësuar trupin dhe mendjen. Studimet tregojnë se mund të ndihmojë perfeksionistët të ndalojnë së gjykuari veten dhe mund të ndihmojnë në trajtimin e pirjes së duhanit, dhimbjes, çrregullimeve të varësisë dhe depresionit, ndër të tjera.

Duke përdorur masat e drejtpërdrejta të funksionit dhe strukturës së trurit, një studim zbuloi se u deshën vetëm 30 minuta në ditë praktikë meditimi gjatë dy javëve për të pasur një ndryshim në tru.

3. Teknika e vizualizimit

Vizualizimi është një tjetër teknikë për gjumin. Imagjinoni një vend të qetë dhe paqësor në syrin e mendjes suaj dhe mbusheni atë me objekte, ngjyra dhe tinguj të veçantë. Studiuesit kanë zbuluar se njerëzit që vizualizojnë në detaje ishin në gjendje të largonin mendimet e padëshiruara më me sukses nga mendjet e tyre.

4. Teknika e relaksimit të muskujve

Shumica prej nesh nuk janë as të vetëdijshëm se sa tension mbajmë në muskujt tanë derisa të kaloj në dhimbje shpine dhe dhimbje koke.

Relaksimi progresiv i muskujve është një mënyrë për të relaksuar muskujt duke e bërë më të lehtë të bini në gjumë, thonë ekspertët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat