Çfarë mund të bëni ju që fëmija mos ta lagë shtratin natën

Life style

Çfarë mund të bëni ju që fëmija mos ta lagë shtratin natën

Më: 6 shtator 2023 Në ora: 06:16
Foto ilustrim

Pavarësisht faktit se mund të keni provuar ta ushtroni fëmijën qysh nga mosha e hershme të urinojë vetëm në tualet, urinimi në shtrat gjatë gjumit mund të jetë ndodhi e zakonshme mes fëmijëve 4 dhe 7 vjeçar

Përafërsisht 15% e të gjithë fëmijëve të asaj moshe e lagin shtratin të paktën dy herë në javë.

Kështu që, nëse ende është duke i ndodh fëmijës tuaj, ju lutem mbani mend se është diçka krejt normale dhe se ka disa gjëra që mund t’i bëni për ta parandaluar këtë fenomen në të ardhmen.

Zvogëlojeni numrin e pijeve para gjumit

Në mënyrë që ta parandaloni fshikëzën urinare të fëmijës të mbushet krejtësisht gjatë mbrëmjes, është e rëndësishme ta kontrolloni sasinë e lëngjeve që fëmija e konsumon gjatë pasdites dhe menjëherë para gjumit.

Lërini fëmijët të pinë mjaftueshëm në mëngjes dhe në drekë, por pastaj në mënyrë të ngadaltë zvogëlojeni atë sasi gjatë ditës. Gjithashtu, është shumë e rëndësishme që fëmija të urinojë menjëherë para se të futet në shtrat për të fjetur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat