9 shenja që tregojnë se duhet të ndahesh nga partneri - ja dhe 5 që duhet të rrish

Life style

9 shenja që tregojnë se duhet të ndahesh nga partneri - ja dhe 5 që duhet të rrish

Më: 7 shtator 2023 Në ora: 23:34
Foto ilustrim

Debati për t'i dhënë fund apo jo një marrëdhënieje mund të jetë një dilemë e vështirë. Nëse jeni në këtë situatë, shanset janë që po ndjeni një përzierje emocionesh të ndërlikuara, konfuzion, ankth, pavendosmëri, madje edhe trishtim.

“Të kuptosh nëse duhet të largohesh apo jo nga një marrëdhënie mund të jetë një vendim kompleks dhe sfidues,” thotë Lisa Lawless, një psikoterapiste për Women’s Health.

Të mendosh fundin e një marrëdhënieje nuk është aspak e bukur, por ti mund të gjesh lumturi dhe paqe në vendimin tënd.

Ja nëntë shenjat që tregojnë se duhet të ndahesh nga partneri/ja:

-Jeni vazhdimisht të palumtur

-Lidhja emocionale nuk ekziston më

-Keni vlera të ndryshme nga njëri-tjetri

-Ka mungesë besimi

-Ndiheni të pavlerësuar

-Fantazoni për një jetë tjetër, ose partnerë të ndryshëm

-Partneri/ja nuk interesohet në problemet e lidhjes

-Shikoni shenja abuzimi

-Miqtë, familja dhe të dashurit tuaj janë të shqetësuar

5 shenjat që tregojnë se ju duhet të qëndroni në një marrëdhënie:

-Keni respekt të ndërsjellë dhe komunikim të shëndetshëm

-Ndani të njëjtat vlera thelbësore dhe qëllime afatgjata

-Kaloni kohë cilësore së bashku

-Sfidat duken të zgjidhshme

-Jeni të përkushtuar të punoni bashkë në këtë marrëdhënie

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat