Si ndikon puna me ndërrimet e natës në shëndetin e trurit

Life style

Si ndikon puna me ndërrimet e natës në shëndetin e trurit

Më: 7 shtator 2023 Në ora: 23:38
Ilustrim

Hulumtimet e reja sugjerojnë se puna me turne në mbrëmje – ndërrime të natës, mund të ndikojnë në funksionin e trurit duke çuar në dëmtime njohëse (kognitive).

Njerëzit janë një specie kryesisht ditore, që do të thotë se ata janë zgjuar dhe aktivë gjatë ditës dhe flenë natën. Megjithatë, bizneset janë të hapura, dhe shumica e botës operon 24/7.

Por sipas hulumtimeve, ndërrimet e mbrëmjes, apo ndërrimet e rotacionit të ditës/natës mund të dëmtojnë mirëqenien e një personi, shkruan Health News.

Për shembull, një studim i vitit 2021 gjeti lidhje midis punës në turne të natës, gjumit me cilësi të dobët dhe ndërprerjeve të jetës familjare dhe shoqërore. Përveç kësaj, hulumtimi i vitit 2022 sugjeron se ndërrimi i turneve të natës mund të ulë shanset për plakje të shëndetshme.

Tani, një studim i ri i botuar më 23 gusht në “PLOS One” gjeti lidhje midis punës së natës dhe turneve të rrodhes dhe dëmtimit të përgjithshëm kognitiv – veçanërisht, dëmtimeve në kujtesë dhe funksionin ekzekutiv.

Për hulumtim, shkencëtarët analizuan 47,811 persona të moshës së mesme dhe të moshuar duke përfshirë intervalin 45 deri në 85 vjeç dhe duke përdorur të dhëna nga baza e Studimit Longitudinal Kanadez mbi plakjen.

Në mënyrë të veçantë, puna në turne të natës lidhej me dëmtimin e funksionit të kujtesës.

Autorët e studimit spekulojnë se ndërrimet e natës mund të shkaktojnë ndërprerje të përsëritura të ritmit cirkadian që mund të rezultojë në privim të gjumit, përgjumje gjatë ditës dhe inflamacion të trurit – duke çuar në rënie njohëse.

Përveç kësaj, ndërprerjet e ritmit cirkadian mund të shkaktojnë stres fiziologjik dhe rritje të niveleve të kortizolit, të cilat mund të luajnë një rol në funksionin e trurit.

Shkencëtarët thonë gjithashtu se shqetësimet e ritmit cirkadian kanë qenë të lidhura me neurodegjenerimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat