Pesë arsyet pse gratë kanë nevojë për më shumë gjumë se burrat

Life style

Pesë arsyet pse gratë kanë nevojë për më shumë gjumë se burrat

Më: 8 shtator 2023 Në ora: 23:35
Foto ilustrim

Studimet shkencore tregojnë se gratë përballen me pagjumësinë më shumë se burrat.

Kjo besohet të ndodhë për shkak të ndryshimeve hormonale. Për pasojë, gratë kanë më shumë nevojë për gjumë se burrat.

Sipas të dhënave të studimit të Qendrës Kërkimore të Universitetit Loughborough, gratë kanë nevojë mesatarisht për të paktën 20 minuta më shumë gjumë se burrat.

Truri i grave ‘funksionon’ ndryshe, Ekspertët shpjegojnë se gratë janë mëse të zonja të kryejnë më shumë punë e detyra në të njëjtën kohë. Rrjedhimisht, ato e lodhin më shumë trurin gjatë ditës dhe kanë nevojë për më tepër gjumë natën.

Gratë flenë më pak gjatë ciklit menstrual, 33 për qind e grave në botë thonë se nuk flenë mjaftueshëm gjatë ditëve të ciklit menstrual. Për fat të keq, shumica e grave nuk arrijnë dot të kompensojnë orët e humbura të gjumit.
Kjo shkakton një lodhje më të madhe në punë dhe mungesë energjie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat