Ti ndoshta s’e kupton, por këto veprime po të shkatërrojnë posturën!

Life style

Ti ndoshta s’e kupton, por këto veprime po të shkatërrojnë posturën!

Më: 10 shtator 2023 Në ora: 15:37
Foto ilustrim

Postura është thelbësore jo vetëm për shëndetin tënd, por edhe për mirëqenien emocionale. Një qëndrim i mirë mund të zvogëlojë lodhjen apo të ngre humorin. Megjithatë, disa veprime që i bëjmë rëndom çdo ditë mund të jenë duke dëmtuar posturën tonë. 

Mban një çantë kryq

Një çantë që nuk është e ekuilibruar në trupin tënd është një nga gjërat më të këqija që mund t'i bësh posturës, megjithëse mund të jetë joshëse të zgjedhës çantën më të madhe që mund të mbajë çdo gjë të mundshme.

Sa më e rëndë të jetë çanta, aq më të mëdha mund të jenë problemet që mund të shkaktojnë për shtyllën kurrizore. Kur mban çantën në njërën shpatull dhe pesha nuk është e shpërndarë në mënyrë të barabartë, kjo mund të çojë në dëmtime të tendosjes së qafës dhe shpatullave dhe madje dhimbje koke. Nëse nuk je gati të heqësh dorë nga çanta jote e preferuar kryq ose në një anë, të paktën mos e rëndon atë shumë.

Mban telefonin midis veshit dhe qafës

Ulja në tryezën e zyrës për shumë orë në të njëjtën kohë nuk po ndihmon posturën tënde, por edhe mënyra se si ulesh nuk është e vetmja gjë që mund të dëmtojë shtyllën kurrizore.

Mbajtja e telefonit mes shpatullës dhe veshit mund të ndihmojë të mbash duart e lira për të shkruar, por nga ana tjetër do të të dëmtojë shpinën. Qafa dhe shpatullat nuk kanë për qëllim të qëndrojnë në atë pozicion për një kohë të gjatë dhe ky zakon mund të tendosë muskujt në pjesën e sipërme të shpinës, duke ndikuar në posturë.

Punon me laptop

Edhe pse laptopi yt të lejon të punosh nga kudo, është më mirë të kapërcesh tundimin për t'u zhytur në karrigen tënde. Të parit e ekranit nga poshtë mund të tendosë muskujt dhe është njësoj si të mbash një peshë në qafë, thonë ekspertët. 

Hekuros më shpesh se duhet

Kur përkulesh mbi tavolinën e hekurosjes, po ndihmon në përkeqësimin e posturës. Nëse hekuros shpesh, përdor një karrige të lartë dhe merr pak pushim herë pas here.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat