Horoskopi javor: Zbulo çfarë do të ndodhë me shenjën tënde

Life style

Horoskopi javor: Zbulo çfarë do të ndodhë me shenjën tënde

Më: 11 shtator 2023 Në ora: 14:27
Foto ilustrim

Kjo javë nis në mënyrën më të mirë të mundshme, pasi Hëna dhe Afërdita bashkëveprojnë në shenjën e Luanit, duke na ndihmuar që të lidhemi me veten dhe me të tjerët në mënyrë shumë pasionante. Hëna e re në Virgjëreshë na frymëzon që të sfidojmë veten dhe të marrim shpërblime të merituara. Më pas, mbaron prapavija e Mërkurit dhe jeta do të marrë një tjetër drejtim.

Dashi

Të jesh vigjilent është çelësi i shumë dyerve, i dashur Dash! Hëna e re në Virgjëreshë të shtyn të vësh re gjërat e vogla, sidomos ato që rrethojnë jetën dhe mirëqenien tënde. Prapavia e Mërkurit do të përfundojë shpejt dhe do të kesh mundësi që të rikthehesh në trajektoren e duhur.

Demi

Vetëbesimi do të të ndihmojë që të arrish majat. Hëna e re në Virgjëreshë të fuqizon që të tregosh të vërtetën tënde, të përqafosh ndjesitë e tua dhe të kesh më shumë vetëbesim se kurrë. Gijthashtu, edhe fundi i prapavijës së Mërkurit shënon një fillim të ri për biseda me të afërmit dhe miqtë.

Binjakët

Më në fund, do të rikthehesh në shtëpi. Nuk e kemi fjalën për atë fizike, por për “shtëpinë” e zemrës tënde. Do të kesh ndjesi të reja, të cilat, fatmirësisht, do të kesh mundësi t’i komunikosh me të gjithë.

Gaforrja

Përdori fjalët me kujdes! Gjatë kësaj jave, para teje do të shpalosen mundësi fantastike, të cilat do të të ndihmojnë që të përforcosh aftësitë e tua në komunikim dhe dëgjim. Fundi i prapavijës së Mërkurit do të të forcojë më shumë ty dhe aftësitë që ke.

Luani

Ulu me këmnbë në tokë dhe gjej ekuilibrin që të duhet për të shfaqur vlerat dhe mmirënjohjen tënde. Gjatë kësaj jave do të kesh shansin që të kapësh një mundësi fantastike që do të rrisë shumë financat e tua.

Virgjëresha

Gëzuar ditëlindjen, Virgjëreshë! Hëna e re në shenjën tënde është momenti yt i artë që të shprehësh dëshirat më të mëdha. Të jesh e bindur se universi do të bëjë maksimumin që të t’i plotësojë.

Peshorja

Tani është momenti që t’i lësh gjërat të shkojnë dhe të shkëputesh nga e shkuara. Hëna e re në Virgjëreshë të sjell disa mundësi që të lidhesh me njerëz që vërtet interesohen për ty. Prapavija e Mërkurit sjell një bisedë që do të përqendrohet te falja dhe shërimi.

Akrepi

Në vend që ta konsiderosh bveten si një ishull, mundohu ta mendosh si një gadishull, i cili lidhet me të tjerët dhe ka sukses në komunitet. Ne, qeniet njerëzore jemi krijuar për të bashkëvepruar dhe pavarësisht dëshirës tënde për të qenë “i vetmuar”, sërish, komuniteti është ai që të ndihmon në çdo situatë. Krijo lidhje të forta me personat e duhur.

Shigjetari

Çohu dhe shkëlqe, Shigjetar! Hëna e re në Virgjëreshë do të ndriçojë qëllimet e tua në sferën profesionale. Ambicia dhe frymëzimi do të jenë prezente kudo në jetën tënde, veçanërisht në këtë periudhë. Do të gjesh balancën mes punës dhe dashurisë, si kurrë më parë.

Bricjapi

Kjo është fiks periudha kur do të duhet të ndërmarrësh një udhëtim dhe aventurë të re, e cila do të të zgjerojë horizontet në disa dimensione. Mund ta marrësh me përtesë, por në fund, do të mësosh shumë gjëra që do të të shërbejnë.

Ujori

Cila është e vërteta jote? Hëna e re të ndihmon të identifikosh të vërtetën rreth vetes dhe të zbulosh se çfarë do realisht të ndryshosh nga karakteri dhe jeta jote. Do të kesh mundësinë të komunikosh qartë, në mënyrë të prerë me ata që të rrethojnë.
 
Peshqit

Nëse do të marrësh dashuri, duhet ta hapësh zemrën dhe të falësh dashuri. Kjo javë të dërgon në krahët e një partneri/eje romantik/e dhe sjell shumë lumturi në këtë aspekt të jetës tënde.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat