Gjëja e parë që duhet të bëni për të qenë më të suksesshëm se të tjerët

Life style

Gjëja e parë që duhet të bëni për të qenë më të suksesshëm se të tjerët

Më: 11 shtator 2023 Në ora: 14:47
Foto ilustrim

Vetëbesimi mund të bëjë vërtet mrekulli. Është çelësi për të marrë vendime të rëndësishme, për t’u dukur i besueshëm dhe për të fituar besimin e të tjerëve, është gjithashtu elementi kyç që do t’ju çojë drejt suksesit.

Nëse nuk do të kishin besim, njerëzit më të suksesshëm në botë nuk do të kishin pasur karrierat që ne të gjithë njohim sot. Nga Tim Cook i Apple deri te Warren Buffett, të gjithë ata e dinin se çfarë vlenin dhe besonin fort në aftësitë e tyre.

Sipas ekspertes së lidershipit, Bonnie Lowe-Cremen, veçanërisht kur bëhet fjalë për vendin e punës, “ata do të preferojnë personin me vetëbesimin më të lartë dhe më pak aftësi, mbi personin më të aftë të cilit i mungon vetëbesimi”. Dhe për të treguar se e vlerësoni veten, duhet të bëni vetëm një gjë.

Cili është ai faktor që do t’ju veçojë nga të tjerët? Ndaloni së kërkuari falje pa asnjë arsye. Shumë shpesh ne do të themi “Më fal” në mënyrë spontane, edhe kur nuk është faji ynë. Dhe kjo dështon, pasi na pakëson në sytë e të tjerëve pa e ditur ne.

Kur ne ndryshojmë sjelljen tonë dhe bëhemi më të drejtpërdrejtë, duke kërkuar falje vetëm kur kemi faj, fjala jonë, puna dhe reputacioni ynë i përgjithshëm do të vlerësohen më shumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat