Bruksizmi: Çfarë është dhe cilat janë simptomat?

Life style

Bruksizmi: Çfarë është dhe cilat janë simptomat?

Më: 11 shtator 2023 Në ora: 15:00
Foto ilustrim

Bruksizmi është shtrëngimi dhe kërcitja e pavullnetshme e dhëmbëve. Rreth gjysma e popullsisë e bën atë herë pas here. Ndërkohë, 5% e popullsisë janë “të rregullt” në kërcitjen e dhëmbëve.

Shpesh ndodh gjatë gjumit, por disa njerëz e bëjnë edhe kur janë zgjuar.

Zakonisht, një person nuk e kupton se çfarë po bën me dhëmbët e tij. Partneri me të cilin  ndan shtratin dhe dëgjon zhurmat, shpesh është i pari që vë re problemin. Prindërit gjithashtu mund ta dëgjojnë te fëmijët e tyre.

“Kërcitja” e dhëmbëve mund të jetë edhe rezultat i stresit. Për shembull, te disa njerëz ndodh kur janë të zemëruar, duke u përqendruar ose në ankth.

Disa nga simptomat e bruksizmit përfshijnë:

- dhimbje koke, dhimbje të nofullës dhe/ose dhimbje veshi
- dhimbje e dhëmbëve, veçanërisht menjëherë pas zgjimit
- dhimbje dhe/ose ndjesi të ngjashme me mpirjen në pjesën e nofullës, menjëherë pas zgjimit
- dhimbje ose ngurtësi në nofullat gjatë përtypjes, veçanërisht gjatë mëngjesit
- shtrëngimi i nofullës kur jeni të zemëruar ose të shqetësuar
- dhëmbë të ndjeshëm ndaj temperaturës
- smalt i dhëmbëve i dëmtuar
- ind i ngritur në pjesën e brendshme të faqeve, shkaktuar nga kafshimi
- dhëmbë të lirshëm

Disa probleme nga bruksizmi mund të përfshijnë:

- dhëmbë të thyer ose mbushje dhëmbësh të prishura
- dhimbje nofulle
- muskuj të lënduar të nofullës
- tendosje në zonën e nofullës
- dhëmbët janë më të ndjeshëm ndaj gjërave të nxehta dhe të ftohta
- humbje dhëmbësh (e rrallë)
- zgjerimi i muskujve të nofullës (i rrallë)

Trajtimi për bruksizmin:

Nëse mendoni se edhe ju i kërcisni dhëmbët, flisni me dentistin tuaj ose një profesionist tjetër të shëndetit oral. Ata mund të flasin për opsionet e mundshme të trajtimit që përfshijnë:

- riparimin e dëmtimit të dhëmbëve
- një "roje mbrojtëse" (pajisje) për gojën që mund të mbani natën, për mbrojtje
- terapi e menaxhimit të stresit
- teknikat e relaksimit
- terapi njohëse e sjelljes
- hipnoterapi
-higjiena e mirë e gjumit, gjumë i rregullt etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat