Ja çfarë do të thotë gropa që keni midis hundës dhe buzës së sipërme

Life style

Ja çfarë do të thotë gropa që keni midis hundës dhe buzës së sipërme

Më: 14 shtator 2023 Në ora: 16:19
Foto ilustrim

Shumica e njerëzve janë të lindur me një formë të veçantë grope midis hundës dhe buzës së sipërme. Kjo gropë quhet filtrum.

Kjo zonë formohet për shkak se aty bashkohen tri pika të ndryshme në fytyrën e njeriut. Kjo fazë formacioni zakonisht ndodh gjatë muajit të tretë apo të katërt të shtatzënisë. Te njerëzit, filtrumi shfaqet në kufijtë ku bashkohen sinuset maksilare dhe nasomediale.

Është dëshmuar që madje te shumica e pacientëve mashkullorë, të cilët kanë filtrum të zgjeruar është një ndër shenjat fizike që shpesh vuajnë nga autizmi. Meqë këto çarje kurrë nuk bashkohen gjatë formimit, mbetet çarje midis hundës dhe buzës së sipërme.

Me operacion kjo gropë mund të eliminohet. Filtrumi luan rol kyç për shkak që përçon lagështinë nga buzët në drejtim të hundës dhe e mban të lagësht. Kjo ndihmon me rastin e funksionimit më të mirë të shqisës së të nuhaturit. Është e njohur që hunda më mirë funksionon kur është e lagësht sesa kur është e thatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat