Për një marrëdhënie më të mirë intime, ndiqni disa rregulla

Life style

Për një marrëdhënie më të mirë intime, ndiqni disa rregulla

Më: 14 shtator 2023 Në ora: 20:51
Foto ilustrim

Kama Sutra është një tekst i lashtë i letërsisë sanskrite indiane dhe përmban këshilla për marrëdhënie seksuale cilësore. Disa rregulla janë thelbësore për të arritur këtë.

Kama do të thotë sensualitet ose kënaqësi seksuale dhe sutra do të thotë kordoni “që i mban gjërat së bashku”. Autori i tekstit është filozofi hindu Mallanaga Vatsyayana. Teksti përmban 1.250 vargje të ndara në 36 kapituj ose shtatë pjesë.

Gjegjësisht, siç thuhet në Kama Sutra, paraloja është çelësi i seksit të mirë. Por, nuk ka të bëjë vetëm me paralojën fizike. Duhet të keni parasysh se është po aq e rëndësishme të keni komunikim cilësor me partnerin dhe ta shprehni verbalisht dashurinë tuaj.

Është fakt që meshkujt e përjetojnë më lehtë orgazmën. Shumë do të mendojnë se është e logjikshme që ata janë të parët që përjetojnë orgazmën. Megjithatë, Kama Sutra thotë se gratë duhet të kenë përparësi dhe se burrat duhet të përpiqen t’i kënaqin partneret e tyre. Nëse e përmbushin, do të thotë se i kuptojnë dhe i vlerësojnë.

Në Kama Sutra shkruhet gjithashtu se seksi është shumë më tepër se kënaqësi fizike. Nëpërmjet seksit, partnerët arrijnë komunikim dhe besim më të mirë. Për këtë arsye, gjithmonë duhet ta konsideroni seksin si diçka shumë më të rëndësishme sesa një kënaqësi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat