Shpëtim për ata që nuk duan të hekurosin: Bëni sprejin i cili “rrafshon” rrobat

Life style

Shpëtim për ata që nuk duan të hekurosin: Bëni sprejin i cili “rrafshon” rrobat

Më: 17 shtator 2023 Në ora: 15:10
Foto ilustrim

Pos që përgatitet thjesht, është i lirë dhe vepron sigurt

Puna më e urryer shtëpiake në gjithë botën, së paku kur është fjala për femrat, është hekurosja. Pos që merr shumë kohë, ky aktivitet goxha i mundimshëm kërkon kujdes të madh, precizitet dhe angazhim dhe kur gjithë këtë e bëni me kujdesin më të madh, ana tjetër tashmë është e rrudhur.

Prandaj ekziston spreji, i cili përgatitet nga vetëm tre përbërës, i cili në vend tuajin do t’i hekurosë gjithë rrobat tuaja.

Spreji mahnitës për hekurosje vërtet ekziston dhe vepron sigurt dhe në vazhdim mund të lexoni se si bëhet dhe si përdoret.

Përbërësit:

– 400 ml ujë të distiluar,
– 1 lugë zbutës,
– 1 lugë uthull alkooli,
– 1 shishe e zbrazët me spërkatës.

Përgatitja:

Në spërkatësin e zbrazët qitni 40 ml ujë të distiluar, në të shtoni 1 lugë zbutës dhe 1 lugë uthull alkooli.

Të gjitha përzieni mirë dhe spreji për hekurosje është i gatshëm për përdorim.

Mënyra e përdorimit:

Gardërobën e tharë spërkateni me këtë sprej, rrafshoni me dorë, varni në varëse dhe prisni që të thahen.

Pas tharjes, rrobat tuaja “të hekurosura” janë të gatshme për t’i veshur. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat