Përse na vjen erë e keqe nga goja kur është jashtë ngrohtë?

Life style

Përse na vjen erë e keqe nga goja kur është jashtë ngrohtë?

Më: 17 shtator 2023 Në ora: 22:18
Foto ilustrim

Ditëve kur merkuri në termometër është ngritur, ne djersitemi dhe kështu ndihemi jo këndshëm kur gjurmët e djersës shfaqen në rroba. Pos të bartim me vete rroba rezervë, nuk mund të bëjmë tjetër kur është fjala për djersitjen

Jo vetëm që luftoni me djersitjen, por mund t’ju shfaqet edhe erë e keqe si e djersës ashtu edhe e gojës.

Deri te shfaqje a erës së pakëndshme nuk vjen vetëm për shkak të higjienës së keqe, por edhe për shkak të motit. Ekspertët thonë që kjo është pasojë e dehidratimit.

Moti i ngrohtë, siç e dimë, shkakton djersitjen dhe sa më shumë që djersitemi aq më shumë dehidratohemi.

Kur jeni të dehidratuar, goja juaj bëhet e thatë dhe e ngjitshme dhe pa pështymë dhe ujë, thartira në gojë nuk është e neutralizuar dhe qelizat e vdekura ngjiten për mishin e dhëmbëve, gjuhë dhe faqe.

Për këtë shkak nuk ka pështymë që të pastrojë, këto qeliza ato fillojnë të prishen dhe të shkaktojnë erë të keqe.

Goja e thatë mund të shtojë edhe rrezikun nga kariesi dhe infeksionet në gojë. Zgjidhja më e mirë është që të pini lëngje të mjaftueshme, posaçërisht ujë dhe t’i kushtoni kujdes higjienës së gojës.

Mbani higjienën me brushë adekuate, me pastë për dhëmbë dhe lëng për gojë.

Shprehitë tona në ushqim gjatë verës gjithashtu kanë ndikim në atë që a do të kemi erë të pakëndshme. Pijet e gazuara, mishi i skarës, ëmbëlsirat dhe pijet e ëmbla bëjnë që gojët tona të jenë të mbushura me baktere.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat