Horoskopi javor: Zbulo çfarë do të ndodhë me shenjën tënde

Life style

Horoskopi javor: Zbulo çfarë do të ndodhë me shenjën tënde

Më: 18 shtator 2023 Në ora: 15:29
Foto ilustrim

Kjo javë sjell më shumë dëshirë për meditim dhe për t’u rilidhur me pjesën shpirtërore. Me hyrjen e sezonit të ri të Peshores, do të kesh më shumë mundësi për një romancë të bukur në muajt në vijim.

Dashi
 
E vërteta fshihet në gjërat e vogla, Dash! Neptuni dhe Dielli të rikujtojnë se është shumë e rëndësishme të jesh mirënjohës/e dhe të praktikosh më shumë meditim. Kjo javë sjell më shumë fokus në punë dhe sezoni i Peshores të sjell një kimi të paparë me një person që ndoshta s’ta pret mendja.
 
Demi
 
Është ndoshta paradoksale dëshira jote për liri dhe që të përkasësh diku. Dielli dhe Plutoni të frymëzojnë të përkufizosh mendimin që ke për veten dhe për ato që do. Sapo ta kuptosh se çfarë do, të tjera mundësi fantastike do të shpalosen para teje.
 
Binjakët
 
Është e gjitha te balanca, Binjakë! Ekuilibri mes jetës personale dhe karrierës është një mënyrë e mirë për të sistemuar disa gjëra që ndoshta nuk shkojnë. Kjo do të të lejojë të kesh më shumë kohë për të ndjekur pasionet, si dhe për t’i kushtuar vëmendje të gjithë personave të rëndësishëm të jetës tënde.
 
Gaforrja

E kuptojmë dëshirën për të parë tablonë e madhe, ama mos i humb detajet. Sa më shumë të shohësh në lupë, aq më e qartë dhe e kthjellët do të jetë jeta jote. Nuk është e gjitha bardhë e zi, ndaj mundohu ta shohësh botën me më shumë ngjyra. Sezoni i Peshores të motivon që të gjesh ndjesinë e shtëpisë te njerëzit e dashur, jo thjesht te shtëpia si godinë.
 
Luani
 
Jeta nuk është thjesht qejf ose dhimbje, Luan! Dilemat dhe pikëpyetjet që ke do të ta vështirësojnë pak këtë javë, ama Plutoni dhe Dielli do të të sjellin më shumë qartësi. Shijoji të gjitha momentet që do të vijnë në të ardhmen, qofshin ato të bukura apo të dhimbshme.
 
Virgjëresha
 
Do të lidhesh me disa njerëz që janë e kundërta jote në shumë gjëra. Ndoshta kaosi nuk të bezdis aq shumë sa mendon dhe do të kesh më shumë mundësi që të mësosh gjëra të reja dhe të kesh të tjera këndvështrime që do të të bëjnë të mendosh gjatë për situatat në vijim.
 
Peshorja
 
Është më mirë ta lësh të shkuarën në të shkuarën, e dashur Peshore. Të gjitha ngjarjet në jetën tënde ta tregojnë qartazi që duhet t’i shkëpusësh fijet me njerëzit që kanë qenë prezentë në jetën tënde, por nuk janë më. Fuqizohu, gjej frymëzim në gjërat që të gëzojnë dhe hape derën për të tashmen dhe të ardhmen.
 
Akrepi
 
Mos u largo nga miqtë dhe njerëzit e dashur, Akrep. Do të tregosh më shumë gjëra për veten, sidomos gjatë kësaj jave, e cila do të të gjejë të rrethuar me shumë miq. Ndryshe nga ç’pritet nga natyra jote e rezervuar, kjo periudhë të bën më social/e se kurrë.
 
Shigjetari
 
Mendimet e tua nuk janë fakte dhe sa më shpejt ta kuptosh këtë, aq më mirë do të jetë. Ato janë rezultat i shumë momenteve që ndodhin përreth, por jo domosdoshmërisht një faktor që të ndërmarrësh veprime në bazë të tyre. Kjo javë të motivon që t’i kushtosh më shumë vëmendje ideve të tua dhe të identifikosh ato që sjellin overthinking.
 
Bricjapi
 
Një dialog konstruktiv do të të tregojë se si do të jetë një marrëdhënie, në kuptimin që do të vijojë, apo do të përfundojë me respekt dhe konsideratë nga të dyja palët. Sezoni i Peshores nis të shtunën dhe sjell të tjera shanse në karrierën tënde.
 
Ujori
 
Dëgjoje me vëmendje trupin tënd, kushtoji vëmendje ndjesive, mendimeve dhe veprimeve të tua. Sa më mirë ta dëgjosh veten dhe trupin, aq më shumë rezultate pozitive do të kesh. Kjo javë të ofron disa mundësi për aventura të reja dhe për të zgjeruar horizontin.
 
Peshqit
 
Marrëdhëniet duan aftësi, dëshirë dhe sigurisht, përkushtim. Nëse vetëm një prej këtyre elementeve mungon, krijohen disa pakënaqësi. Në marrëdhënien tënde, ndoshta këto pakënaqësi janë krijuar, ndaj është momenti që të fuqizosh romancën dhe të bësh një bisedë të hapur dhe të sinqertë, që të rregullosh raportin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat