Shenjat e para të shtatzënisë

Life style

Shenjat e para të shtatzënisë

Më: 20 shtator 2023 Në ora: 16:00
Foto ilustrim

Për disa nga femrat këto simptoma janë të njohura , pasi ato kanë lindur më parë, por për disa simptoma të tilla nuk asociojnë në asgjë, deri atëherë kur e kuptojnë që "nuk janë vetëm" edhe atë në vizitë te gjinekologu.

Në disa raste një lajm i tillë është realizim i një ëndrre , në disa të tjera është diçka fatale. Për të mos e kuptuar vonë nëse jeni shtatzënë sigurohuni që në organizmin tuaj nuk i keni vërejtur këto ndryshime.

Të vjella
Turbullim
Shije e “metaltë” në gojën tuaj
Therje e gjinjve
Ndryshim i përmasave të gjinjve (zmadhim)
Dhembje në stomak
Lodhje
Kapsllëk
Urinimi i shpeshte
Ulje e dëshirës për kafe ose ushqime të yndyrshme
(Disa femra kane gjakderdhje të cilën e ngatërrojnë shumë shpesh me menstruacione.)

Kur duhet të bëni testin?
Testet që zakonisht i përdorim në shtëpi mund ti përdorim që nga dita e parë e vonesës së ciklit menstrual. Përdorimi i tyre është i thjeshtë . Ju urinoni në një gotë plastike , vendosni shkopin nga plastika në gotë , shkopi ndryshon ngjyrën ne kontakt me hormonet qe gjenden në urinë.

Ju thjeshtë duhet ti lexoni mirë, dhe tu përmbaheni udhëzimeve që gjenden brenda në paketimin e testit , dhe të pritni për rezultatet.

Nëse jeni skeptike në saktësinë e këtyre testeve duhet të vizitoni gjinekologun , edhe pse ato janë shumë të sakta , nëse ju i jeni përmbajtur udhëzimeve.

Është e rëndësishme që këto teste të blihen në barnatore.

Mos harroni! Nuk është turp të blini teste të tilla , të kujdesesh për veten është më e rëndësishme se mendimi i të tjerëve për ju.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat