Mjekime popullore për ta qetësuar dhimbjen e shpinës – spondilatrozën

Life style

Mjekime popullore për ta qetësuar dhimbjen e shpinës – spondilatrozën

Më: 22 shtator 2023 Në ora: 19:38
Foto ilustrim

Spondilatroza është një sëmundje e shpeshtë. Pjesa e shtyllës kurrizore që preket më shumë është ajo e belit dhe e kërrbishtes. I sëmuri ndjen dhimbje në bel dhe nuk përkulet dot.

Dhimbja përhapet nga fundi i belit deri në afërsi të bishtit të vertebrës së fundit. Dhimbja shkon deri te zverku. Kur bën radiografinë e shtyllës kurrizore vertebrat duken si të ngrëna, si sqep zogu apo si sëpatë druvari.

Këto dhimbje shpeshherë pengojnë edhe frymëmarrjen. Këta të sëmurë kanë dhimbje të forta.

Spondilatroza lumbare ka vetëm dhimbje të fortë të shpinës, që nuk e lejon të sëmurin të bëjë në disa raste as lëvizjen më të vogël, duke mbetur statik.

Pacienti është mirë të qëndrojë në krevat të fortë ortopedik ose me dërrasa, që të mos lejohet përkulja e vertebrave, se sëmundja acarohet dhe lëvizja bëhet më e vështirë.

Spondilatroza cervikale e qafës, përveç se ka dëmtim të vertebrave ka dhe shenja të tjera si: dhimbje koke, marrje mendsh, humbje të ekuilibrit dhe stabilitetit të trupit, mpirje të krahut, therje në zemër si pickim me gjilpër, shtrëngesa të gjoksit, bllokim të frymëmarrjes dhe dhimbje ndërmjet shpatullave.

Spondilatroza është një defekt mekanik i vertebrave, që nuk riparohet, por qetësohet me mjekime dhe masazhe, banja termale. Në shumë raste përmirësohet për disa javë, muaj apo dhe 1 vit.

Mjekime popullore

1. Spondilatroza cervikale e qafës dhe ajo lumbare e shpinës shpesh qetësohen dhe përmirësohen deri në një farë mase të konsiderueshme me masazhe. Fizioterapi kineze, masazh me vaj dhe akull, pra 1 seancë 30 min për 10-15 ditë.

2. Dëllinja e kuqe ka dhënë rezultate të mira në qetësimin dhe përmirësimin e nervit të ngacmuar. Merrni 1 lugë kafeje dhe e zieni me 1 gotë ujë për 10-15 min. kur ftohet, kullojeni dhe shtrydheni. Ky lëng pihet gjatë ditës për 30 ditë rresht.

3. Merrni 10 gr spec djegës. Hidheni në 100 ml alkool 60 gradë. E lini për 5-6 ditë duke e tundur herë pas here. Pas kullimit, të sëmurit i jepni të pijë 20 pika para buke në drekë dhe në darkë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat