Zgjidheni problemin me aromën e kanakarit shtëpiak: Është aq e thjeshtë – përbërësit i keni në shtëpi!

Life style

Zgjidheni problemin me aromën e kanakarit shtëpiak: Është aq e thjeshtë – përbërësit i keni në shtëpi!

Më: 23 shtator 2023 Në ora: 06:09
Foto ilustrim

Ju nevojitet vetëm një gjë…

Nëse jeni pronar i ndonjë kanakari, posaçërisht nëse është fjala për ndonjë racë të madhe qensh, me siguri jeni ballafaquar me komentet që banesa megjithatë ka aromën e tyre.

Derisa për ju me siguri tashmë ajo aromë është e natyrshme me të cilën jeni mësuar, kjo assesi nuk do të thotë që do të duhej të mos bëni diçka rreth kësaj çështjeje, në mënyrë që ta eliminoni atë aromë.

Fatmirësisht, zgjidhjen ndoshta e keni në kuzhinë, por edhe nuk ju kushton shumë.

Duhet të veproni kështu:

Vendoseni një enë me uthull në pjesën në të cilën është më se e nevojshme dhe lëreni aty të qëndrojë.

Uthulla do të fillojë të thithë atë aromë të çuditshme pas vetëm pak orësh.

Nëse nuk keni disa dhoma, enën mund ta lini në secilën dhomë, nëpër gjithë shtëpinë.

Bëhuni kreativë dhe fshihni enën pas kornizave të pikturave dhe gjërave të tjera në shtëpinë tuaj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat