Peshorja/ Me cilat shenja të zodiakut përshtateni më shumë në aspektin romantik?

Life style

Peshorja/ Me cilat shenja të zodiakut përshtateni më shumë në aspektin romantik?

Më: 30 shtator 2023 Në ora: 18:30
Foto ilustrim

Le të shohim disa nga karakteristikat kryesore të Peshores.

Si shenjë e ajrit është fleksibël dhe ka vullnet të lirë, ndërsa drejtësinë e konsideron një nga vlerat më të rëndësishme në jetë. Peshoret kërkojnë qetësi dhe harmoni – aq sa disa e përshkruajnë atë si të pavendosur. Ata gjithmonë kujdesem që rregullat të respektohen dhe me sundimtaren e tij Venusin e do luksin dhe rehatinë. Peshorja preferon lidhjet afatgjata dhe shquhet për përkushtimin ndaj partnerit.

Me cilat shenja i ka marrëdhëniet më të mira?

Peshoret shkojnë më mirë me pjesën tjetër të shenjave të ajrit (Binjakët, Ujori), pasi flasin të njëjtën gjuhë. Ata shkojnë njësoj mirë me Luanët apo Shigjetarin pasi personaliteti dinamik i të parëve u bën përshtypje dhe liria e të dytëve i bën të ndihen më të relaksuar.

Më konkretisht, një Peshore dhe një Binjak do të dallohen për shoqërinë e tyre. Të pakta do të ketë mosmarrëveshje të cilat anëtarët e çiftit do t’i zgjidhin shpejt dhe në mënyrën më të mirë. Në lidhje me Ujorët, Peshoret janë të magjepsur nga mendjemprehtësia e tyre. Komunikimi mes tyre është i lehtë, megjithëse Peshorja mund të bëhet paksa shtytëse në marrëdhënie, gjë që Ujori nuk e toleron.

Personaliteti dinamik i një Luani magjeps Peshoret, të cilëve u pëlqen komoditeti dhe luksi që mund t’u ofrojnë Luanët. Përveç kësaj, Peshoret mund të rrisin lehtësisht vetëbesimin e Luanëve, të cilët duan gjithmonë që të tjerët t’i admirojnë. Nga ana tjetër, një çift plot argëtim është ai mes një Peshoreje dhe një Shigjetari. Të dy kalojnë shumë mirë, edhe pse personaliteti “i lirshëm” i Shigjetarit e bezdis Peshoren.

Me cilat shenja të zodiakut nuk përputhet fare Peshorja?

Me shenjat e ujit, pasi emocionaliteti i tyre i tepruar nuk i përshtatet Peshores, por edhe me shenjat e tokës, pasi personaliteti i shkujdesur i Peshores perceptohet nga Virgjëreshat, Bricjapët dhe Demi si mendjelehtësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat