Sa e rrallë është ngjyra e syve tuaj?

Life style

Sa e rrallë është ngjyra e syve tuaj?

Më: 1 tetor 2023 Në ora: 12:41
Foto ilustrim

Të gjitha ngjyrat e syve janë të bukura në mënyrën e vet. Njerëzit mund të “përhumben” me orë të tëra në magjinë e syve. Por, a e dini që njerëzit me sy të gjelbër kanë ngjyrën më të rrallë në të gjithë botën?

Sipas Atlasit Botëror, vetëm 2% e popullsisë së botës kanë sy të gjelbër.

Vende si Irlanda dhe Skocia, kanë popullsinë më të madhe të njerëzve me sy të gjelbër. Megjithatë, në të gjithë botën, sytë e gjelbër janë ngjyra më e rrallë e syve. Mendoni pak, sa njerëz keni takuar në jetë me sy të gjelbër?

Sytë e gjelbër janë një mutacion gjenetik që rezulton në nivele të ulëta të melaninës, pigmenti që u jep ngjyrë syve tuaj.

Sytë ngjyrë kafeje janë ngjyra më e zakonshme e syve; ndoshta 80% në mbarë botën. E kaltra vjen më pas, me afërsisht 8 deri në 10% të popullsisë së botës. Më pas sytë lajthi dhe në fund ata të gjelbër.

E zeza nuk është ngjyrë tipike e syve. Disa njerëz mund të duket sikur kanë sy të zinj, por në fakt ata kanë thjesht ngjyrë kafe shumë të errët dhe bebe syri të mëdha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat