Si të dini që bebes suaj po i dalin dhëmbët?

Life style

Si të dini që bebes suaj po i dalin dhëmbët?

Më: 2 tetor 2023 Në ora: 16:40
Foto ilustrim

Mu siç është kthesë e rëndësishme ecja në jetën e bebes suaj, njësoj është e rëndësishme edhe dalja e dhëmbëve, sepse është tregues që bebja juaj po zhvillohet siç duhet

Ajo shpejt do të mund të hajë të gjitha ushqimet e forta, ndërkaq dhëmbët janë të rëndësishëm edhe për të folur.

Rritja e dhëmbëve do të thotë që bebja mund të hajë mish, të kafshojë kumbullën dhe të hajë bizele. Veç kësaj, rritja e dhëmbëve ndikon në shtimin e peshës trupore, forcim të sistemit imunitar, zhvillim të eshtrave dhe trurit.

Shumicës së bebeve dhëmbët fillojnë t’i dalin në moshën prej katër deri në gjashtë muaj, edhe pse te disa fëmijë dalja e dhëmbëve mund të fillojë më herët apo më vonë, transmeton Telegrafi.

Mosha në të cilën fëmijës do t’i dalë dhëmbi i parë varet nga anamneza familjare e dhëmbëve. Prandaj nëse juve shumë herët ju kanë dalë dhëmbët, me siguri edhe fëmijës suaj do t’i dalin më herët.

Zakonisht dalin dy dhëmbët e parë, pastaj edhe katër dhëmbë të parë të sipërm. Mirëpo, ndryshimet në radhitje mund të shfaqen dhe për këtë shkak nuk duhet të brengoseni.

Fëmija juaj do të duhej t’i ketë të gjithë dhëmbët deri në moshën trevjeçare.

Edhe pse disa vogëlushëve dhëmbi i parë nuk do t’i dalë deri në 18 muaj, kjo mund të jetë normale, mirëpo nëse pas 18 muajsh mungon dalja e dhëmbëve, patjetër duhet të shkoni te stomatologu i fëmijëve.

Simptomat e rritjes s dhëmbëve janë sukrepi në mjekër dhe fytyrë, ënjtja dhe ndjeshmëria e mishit të dhëmbëve, irritimi dhe problemet me gjumin.

Veç kësaj, është e zakonshme edhe temperatura, e cila është pasojë e inflamacionit të mishit të dhëmbëve, mirëpo nëse temperaturën e shoqëron edhe rrjedhja e hundëve, diarreja apo ndonjë simptomë tjetër e çuditshme, dërgojeni fëmijën te pediatri juaj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat