“Diplomacia merr fund, nis metamorfoza”, Meri Shehu parashikon një muaj të vështirë

Life style

“Diplomacia merr fund, nis metamorfoza”, Meri Shehu parashikon një muaj të vështirë

Më: 2 tetor 2023 Në ora: 18:56
Meri Shehu

Sezoni i Peshoreve mbart bukuri dhe sharm, por nuk parashikohet të jetë i lehtë për shenjat e horoskopit. Astrologia Meri Shehu, në përmbledhjen e zakonshme për “Rudina” në Tv Klan se çfarë kanë përgatitur yjet për këtë muaj, shprehet se lëvizjet e tyre do të na bëjnë të përjetojmë një shndërrim.

Ekuilibrat do të jenë shumë delikatë dhe diplomacia nuk do të funksionojë maksimalisht. Eklipset do të ndikojnë te bashkëpunimet dhe do t’i ndryshojnë. Aspekti ekonomik do të favorizohet për shenjat e tokës: Dem, Virgjëreshë dhe Bricjap. Apokalipsi shpirtëror që pritej nga hëna në Dash do të përvijojë me një dimër për shenjat e ndryshueshme: Binjakët, Virgjëresha, Shigjetari dhe Peshqit.

Meri Shehu: Jemi në muajin e Peshoreve dhe ato nga natyra janë shumë klas sepse mbartin art, udhëhiqen nga Afërdita dhe gjithmonë duken nga klasi, diplomacia, delikatesa e të sjellurit, e të veshurit. Është mirë që në Tetor ta shprehim edhe ne sharmin dhe delikatesën.

Ky muaj është pak i vështirë dhe sepse na fut në disa detyrime e zgjedhje që nuk i kemi ne në dorë. Vijnë si të ngarkuara, si një lloj ngashërimi, detyrimi, ndryshimet do bëhen se do bëhen, jo se i kemi ne në dorë. Shumë planetë në Peshore, në datën 13 Marsi në Peshore bën një katërkëndësh me Plutonin në Bricjap dhe në datën 21 dielli me Mërkuri prapë me Plutonin. Kur përplasen dielli me Plutonin, perëndia e ditës me të natës, Mërkuri që jep e merr lajme me Plutonin në Peshore tregon që diplomacia merr fund, diskutimet nuk bëhen më dhe fillon një mënyrë tjetër trajtimi që është metamorfoza, përmbysja ose shndërrimi i madh. Kjo do të thotë që nuk i kemi në dorë ngjarjet dhe pasojat pas tyre kështu që kur diplomacia hesht, fillojnë gjëra të tjera ndaj do kemi kujdes në humbjen e ekulibrave të diplomacisë.

Në datën 14 kemi hënën e re dhe eklipsin diellor, shumë të rëndësishëm në Peshore. Përkon me eklips, ka ndikime shumë të fuqishme kështu që në fushën e bashkëpunimeve, komunikimeve, harmonisë mes njëri-tjetrit do shohim çfarë do ndryshojë. Katërkëndëshi që do preket më fuqishëm do jenë Dash, Peshore, Bricjap dhe Gaforre. Kaluam hënën e plotë në Dash, ende nuk ka mbaruar ndikimi i saj sepse do  të përfundojë në datën 10.

Një lajm i mirë për Virgjëreshat dhe shenjat e tokës sepse Afërdita pas datës 8 hyn në Virgjëreshë dhe do ketë ndikim pozitiv në aspektin ekonomik. Do jemi të përmbajtur sepse Afërdita në Virgjëreshë nuk lë vend për abuzime, por do përplaset me Saturnin në Peshk dhe do kemi një dimër shpirtëror rreth datës 10-12 dhe datat 20-21. Këtë do ta përjetojnë Virgjëreshat, Peshqit, Shigjetarët dhe Binjakët që do ta marrin drejpërdrejt këtë dimër nga ana e Afërditës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat