Meri Shehu paralajmëron këtë shenjë të horoskopit

Life style

Meri Shehu paralajmëron këtë shenjë të horoskopit

Më: 3 tetor 2023 Në ora: 14:32
Meri Shehu.

Astrologia e njohur, Meri Shehu, ka paralajmëruar sot personat e shenjës së Luanit që ‘të mos i japin shumë gaz makinës pas datës 20 tetor’.

E ftuar në emisionin “Wake Up”, Shehu bëri parashikimin e të gjitha shenjave të horoskopit dhe kur erdhi radhe e Luanit, ajo u shpreh ‘se do të përjetojnë një dramë ekonomike apo dramë personale pas datës 10 tetor’.

“Luanët e kanë Afërditën, mbretëreshën e bukurisë dhe ekonomisë deri më datën 9. Pastaj kjo ikën nga shenja e tyre dhe merret më shumë me ekonominë. Por do përjetojnë një dramë ekonomike ose dramë personale pas datës 10, për nja 1 javë domethënë 10-17. Sepse nga diell, errësohet paksa. Megjithatë një takim do t’a kenë shumë të rëndësishëm, me eklipsin e diellit më datën 14 që finalizohet me Hënë të Re në Peshore, ndoshta një udhëtim, takim i rëndësishëm, ndonjë vendimmarrje e rëndësishme. Diçka sikur lëviz aty.

Megjithatë këtu do të ngelemi tek ana ekonomike, do të thoja unë te Luanët dhe mos t’i japin shumë gaz makinës pas datës 20 tetor. Të moderuar”, tha Meri Shehu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat